Një bombë e cila mendohej të shpërthente kur të kalonte presidenti grek Prokopis Pavlopoulos është gjetur në aksin Korinth-Tripoli, nga një punonjës i mirëmbajtjes së autostradës.
Bomba ëshët gjetur mesditën e djeshme ndërsa në pak kohë pritej që në rrugë të kalonte makina e presidentit.
Mekanizmi shpërthyes ishte i përbërë prej dinamitit i lidhur me një celular,ndërsa policia bëri të mundur shpërthimin e kontrolluar.
Presidenti Pavlopoulos ndodhej në zonën e Kallamatës dhe Tripolit për vizitë, e do të ktehehej në Athine pas përfundimit të saj.