Një shtetase shqiptare në Selanik është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet si një nga drejtueset e një rrjeti të trafikut të drogës.
Pas një hetimi të detajuar policia ka rënë në gjurmët e 32 vjeçares të cilës ju gjet me vete një sasi e vogël kanabisi dhe tre celularë.
Pas kontrollit në banesën e saj në zonën Tumba u sekuestruan 42 kg kanabis, 15.525 euro, para të gatshme si produkt i trafikut të drogës, një sasi e vogël, kokaine me peshë 9,2 gramë, dy peshore precizioni elektronike, si dhe dy telefona celularë dhe 7 paketa lidhje telefonike.