Një 35-vjeçar shqiptar është arratisur nga një burg, i cili ndodhet në zonën rurale të Argolis në Athinë.
Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të hënës teksa shqiptari është larguar në këmbë duke iu shmangur vëmendjes së rojeve.
35-vjeçari ka ikur në drejtim të paditur ndërsa kanë nisur edhe kontrollet për të gjetur gjurmët e tij. Mësohet se ai kishte veshur pantallona blu dhe bluzë të zezë. Ai është biond dhe rreth 1.75 metër i gjatë.