Grekët e morën detin, shqiptarët e zgërlaqur dëgjojnë llogjet e Taulantit dhe sulltanit të tij – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grekët e morën detin, shqiptarët e zgërlaqur dëgjojnë llogjet e Taulantit dhe sulltanit të tij

16:46 | 11/06/2018
në Opinion
0
27.al, logo për editoriale

27.al, logo për editoriale

Grekët mbushën sheshet për çështjen e emrit të Maqedonisë, madje thonë se nuk do të ndalen. Qeveria e tyre është vënë në hall prej trysnisë së jashtëzakonshme që ushtron Kisha dhe nacionalistët. Ndoshta për të shuar disi këtë mëri të madhe, ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos bëri një deklaratë shoviniste e denjë për gjuhën e nazi-fashistëve. Ai shpalli plot shend një kumt, sipas të cilit Greqia po zgjeron ujërat territoriale greke.

Natyrisht, e ka patur fjalën për ujërat territoriale me Shqipërinë, sepse me Turqinë, jo vetëm që nuk ia del dot, por para ca kohësh luftëanijet e Erdoganit e kthyen mbrapsht me bisht ndër shalë, pa mbërritur dot në Kardak.

Megjithatë, pas kësaj deklarate të një shtetari aq të lartë për zgjerim të ujrave territoriale, cili ka qenë reagimi i Tiranës zyrtare? Ka qenë 0.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ministria Shqiptare e Mbrojtes asnjë fjalë. Ministria e Jashtme ka kyçur sqepin, asnjë fjalë. Kreu i qeverisë që rri e pakta 6 orë në ditë në televizor nuk pipëtin. I vetmi njeri i pushtetit që u ndje është Taulant Balla, i cili nuk është pjesë e kabinetit qeveritar. Ky i fundit, në fakt foli për këtë temë që t’i kthente reston Berishës, i cili është i vetmi politikan që po denoncon këtë gjëmë. Taulanti na shpërtheu një shashkë me fjalë propagandistike, duke na treguar historinë e marrëveshjes detare të Lulit. Meqë ra fjala Lulzim Basha dhe gjithë opozita nuk e shkep gojën për këtë temë, megjithëse aleati i vyer Vangjel Dule, qyshkur kanë nisur bisedimet Tiranë – Athinë ka ikur në drejtim të paditur. Kolonel Pashai ka ulur zëthin si peshku në ujë, kurse Panos Kammenos deklaron ditës për diell, copë dhe pa qime në gjuhë: “Po zgjerojmë ujërat tona territoriale!”.

Nëse zonja Xhaçka do të kishte thënë vetëm fjalën “zgjerim”, grekët do i kishe sot në sheshe, ashtu sikundër po bëjnë për një emër, e cila në fund fare mund të tingëllojë metaforë që vë në dyshim mitin e Greqisë, mit të cilin e ngriti Mbreti Otto, mit që për të mbirë dhe lartësuar është vaditur me gjakun e masakrave ndaj kretasve, arvanitasve, çamëve.

Por, ama grekët çohen, nuk janë si shqiptarët e zgërlaqur nga vapa dhe llogjet e Kavajës që presin të gëlltisin nga propaganda e atij që bën si “sulltan” brenda sinoreve dhe “dhjaks” sa i del hunda në Kakavijë.

Ja vlen të kujtohet gjithmonë shprehja e atij shitësit ambulant buzë rrugës së Orikumit që shiste flamuj kombëtar dhe brekë plazhi. Ai thoshte: “Ta donim atdheun, aq sa e duan grekët për vete Shqipërinë, kushedi sa hair do kishim bërë…”.

Etiketa: e zgërlaqurKolonel PashaillogjetMbreti Ottonazi-fashistëtpanos kammenosshovinisteShqiptarëtsulltaniTaulant Balla

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Rilindasit e tërbuar le të kujtojnë pak makinat që dogjën në 21 janar. A ishin pasuri e dikujt?

Fevziu ka dhënë kontributin e tij për mediokritetin dhe tollovinë mediatike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com