Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gregun, djalin e Edi Ramës e acaron trafiku në Shqipëri

Nga Media 0

Djali e Kryeministrit Edi Rama, Greg Rama në Shqipërinë e vitit 2018, ai që e acaron më tepër është trafiku. Ndërsa ajo që i pëlqen më tepër është natyra shqiptare, ajo që ka mbetur e pa shkatërruar.

Në një intervistë për Vizion+, Greg Rama ka treguar mbi ekspozitën e tij të hapur së fundmi dhe marrëdhëniet me familjen.

Pjesë nga ntervista:

Greg përshëndetje urime dhe suksese! Një instalacion vërtet interesant! Sa kohë t’u desh që të punoje për këtë instalacion?

Ishte një punë që nuk e prisja të zgjaste kaq shumë. Ka zgjatur le të themi diku tek 4 muaj. Është bërë një punë intensive dhe të them të drejtën, jam me fat që përzgjodha Vladimir Myrtezaji si kurator. Jam me fat që ai e pranoi ta kuronte këtë vepër.

–Një ish pedagogu i aty?

Po, por jo vetëm , pasi Vladi ka një miqësi me babin tim pastaj u miqësuam edhe bashkë. Bashkëpunimi ishte shumë pozitiv. Baza e kësaj vepre është besimi. Unë pata besim tek ai, dhe ai tek unë dhe besoj se ja kemi dal.

-Sa beson Gregu?

Ku?

– Sa beson tek njerëzit?

Më shumë seç duhet.

-Tek zoti?

Plotësisht!

-Ku beson më shumë?

Besoj tek  vetja ime.

-Shqipëria e 2018 për një të ri 28  vjeçar, si të duket?

Është pak komplekse.

–Çfarë të irriton më shumë në Shqipërinë e 2018?

Trafiku. E vetmja gjë për të cilën nuk më merr malli.

-Çfarë të gëzon më shumë në Shqipërinë e 2018?

Më pëlqen natyra e Shqipërisë, kemi natyrë të jashtëzakonshme, mendoj se jemi me shumë fat që e kemi këtë natyrë.

-Këto shigjeta që për fatin e mirë nuk më kapin, janë për në lule të ballit apo për prapa shpine?

I janë drejtuar armikut .hahahaha

-Në ekzpozitën tënde Edi Rama nuk ishte ndoshta edhe për shkak të angazhimeve politike. Je konsultuar me te ?

Ftesa e parë që kam çuar ka qenë per babin.

-E urren politikën?

Nuk kam asnjë urrejtje as ndaj politikës as ndaj atyre që merren me politikë. Sigurisht që është një profesion i vështirë që kërkon shumë sakrificë. Unë nuk merrem me politikë, por me aq sa kam kuptuar kërkon një angazhim të pandërprerë. Duhet të jesh gjithmonë i fokusuar dhe nuk është e lehtë.

-Do më tregosh pak për raportin me mamanë  tënde ?

Mami është njeriu që dua më shumë në jetë!

-Do më tregosh dhe pak për marrëdhënien me Zahon?

E kam pikë të dobët! E kam pikë të dobët! Është një fat i madh që ai erdhi në jetë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej