Spartak Braho, Kryetari i Komisionit Parlamentar i Sigurisë Kombëtare i ka dërguar një shkresë ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Në letrën e tij, Braho i kërkon Tahirit informacione mbi grabitjen në aeroportin e Rinasit.
“Duke qenë se kjo ngjarje ka nevojë për një trajtim dhe analizë më të thelluar dhe informacion më të plotë, u kërkua nga komisioni që të informohet nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme lidhur me gjithë problematikën e mësipërme, duke shmangur çështjet dhe detajet konkrete që janë objekt i hetimit nga organet e prokurorisë. Informacioni do të jetë i disponueshëm vetëm për anëtarët e komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe Kryetarin e Kuvendit”, thuhet ndër të tjera në letrën e Brahos.