Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Buggiano të Italisë, ndërsa protagonistë janë katër shqiptarë.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme, ku shqiptarët sulmuan shërbyesen e një të moshuare dhe më pas vetë pronarin e vilës, i cili është biznesmen i njohur në fushën e hotelerisë në Montecatini.
Autorët e dyshuar u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Lancia Y”, në pronësi të gruas së biznesmenit.
Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur identitetin e autorëve të grabitjes.