Ramush Haradinaj duket se po e vebdos me qëllim religjonin në plan të dytë, për të nxjerrë në pah frymën kombëtare të fushatës së tij elektorale. Dje i quajti priftërinj vëllëzërit Frashëri, të cilët ishin bektashinj, ndërsa sot, ai ka bërë sikur i ka ndërruar përkatësinë fetare një personaliteti tjetër.
“Imami është imam që e do vendin e tij dhe jo Arabinë. Për mua imami është si Fan Noli. Fan Stilian Noli është imami im i preferuar, imami që i duhet Kosovës”- ka deklaruar Haradinaj në një tubim të Junikut, bastioni kryesor i AAK-së.
Duket që Haradinajt, i cili synon të qeverisë Kosovën po guxon të prekë dhe tema tabu në diskursin publik kosovar.