• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyshi i Nikos Kotzias miqësi me nazistët hitlerianë

23:47 | 06/06/2016
në Kosove Rajon
0

Nga Arben Llalla

Nga 6 deri në 7 qershori do të qëndrojnë në Tiranë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Panajotis Kotzias (Koxhas) për të kërkuar zgjidhjen e menjëhershme për zgjerimin e varrezave të ushtarëve grekë të vrarë në luftën italo-greke më 1940-1941 dhe zgjidhjen e kufirit detar ose siç quhen Zonat e Interesave Strategjike.

Lexo edhe

Rrëmbimi i 3 policëve, Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia? –

Kosova përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024, dëmtohet Zhegrova –

Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, Kusari-Lila: Hakmarrje e Beogradit, të reagojnë ndërkombëtarët

Që të dy këto probleme Greqia kërkon t’i zgjidhë në favorin e saj duke dëmtuar rëndë Shqipërinë. Por, Nikos Kotzias nuk dëshiron aspak të dëgjojë për Çështjen Çame dhe emrin Çamëri.

66

Ky ministër ashtu si shumë presidentë e kryeministra të Greqisë rrjedh nga një familje që kanë qenë bashkëpunëtorë të nazizmit gjerman. Gjyshi i Nikos Kotzas quhej Kostandin Kotzias dhe nga viti 1934-1936, ka qenë kryetar i Bashkisë së Athinës, më 1936 ministër në qeverinë Metaksa, në vitin 1950 deputet dhe më 1951 sërish kryetar i Bashkisë së Athinës.

Kostandinos Kotzas ishte pro Gjermanisë naziste. Ai kishte marrëdhënie të ngushta familjare me ministrin e Propagandës, Joseph Goebbels. Që nga viti 1934 e deri 1940 Konstandin Kotzias ka vizituar disa herë Gjermaninë naziste, ku është takuar me krerët e lartë të saj. Ai gëzonte mbështetjen e qeverisë së Hitlerit për rrëzimin e kryeministrit Joani Metaksas dhe zgjedhjen e tij si kryeministër. Ky plan u zbuluan nga Joani Metaksa, me fillimin e luftës italo-greke, ndaj Kotzias iku për në Turqi i shoqëruar nga diplomatët nazistë. (Siç dihet Turqia në atë periudhë ishte një vend asnjanës, por që kishte marrëdhënie të mira me Gjermaninë).

222

Pas mbarimit të luftës Kostas Kotzias rikthehet nga jashtë vendit dhe zgjidhet më 1950 deputet, më 1951 kryetar i bashkisë së Athinës. Vdes pak muaj pasi ishte zgjedhur në këtë post. Një nga sheshet kryesore në Athinë mban emrin Konstandin Kotzias.

Në biografinë e tij ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Panajotis Kotzias e fsheh faktin se ka gjysh Kostandin Kotzias, i cili ishte pro nazizmit gjerman.

Familja Kotzias është arvanitase me rrënjë të vjetra nga Athina. Nikos Kotzias ka kushëri kryetarin e Partisë Demokracia e Re Qiriako Micotaqin dhe Dora Bakojanin.

Është mirë që Nikos Kotzias ta thotë të vërtetën dhe mos të fshihet pas gishtit se është nipi i Konstandinos Kotzias, ndaj diplomacia shqiptare nuk duhet të pranojë leksione nga Kotzias, i cili duhet të shprehet se çfarë mendon për zgjidhen paqësore të Çështjes Çame. Pa zgjidhjen e Çështjes Çame, asnjëherë s’do të ketë miqësi dhe fqinjësi të sinqertë midis dy popujve.

55

Gjithashtu, Nikos Kotzias duhet të prononcohet qartë zyrtarisht se kur ka vendosur Greqia ta heqë juridikisht Ligjin e Luftës me Shqipërinë? Një ligj që mban të konservuara prej 75 vitesh pasuritë e patundshme të shqiptarëve në Greqi. Prandaj, vizita dy ditore e Nikos Kotzias nuk do të sjellë asnjë risi në marrëdhëniet diplomatike të dy vendeve, por do tregojë se Greqia dhe grekët kanë mbetur të njëjtët si në fillim të shekekullit XX.

Etiketa: arben llallaÇeshtja çamehitlerianëJoseph GoebbelsKonstandin Kotziasligji i luftesnazistetNikos Kotzias

Të Lidhura

Rrëmbimi i 3 policëve, Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia? –

Rrëmbimi i 3 policëve, Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia? –

nga 27
16:45 | 14/06/2023
0

Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti të nxjerr vendimin për ndalimin e hyrjes së mallrave nga Serbia në territorin...

Kosova përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024, dëmtohet Zhegrova –

Kosova përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024, dëmtohet Zhegrova –

nga 27
16:41 | 14/06/2023
0

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për ndeshjet e qershorit. “Dardanët” kanë ushtruar sot paradite në qendrën nacionale në Hajvali,...

Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, Kusari-Lila: Hakmarrje e Beogradit, të reagojnë ndërkombëtarët

Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, Kusari-Lila: Hakmarrje e Beogradit, të reagojnë ndërkombëtarët

nga 27
16:32 | 14/06/2023
0

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar lidhur me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë brenda territorit...

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

nga 27
16:16 | 14/06/2023
0

Gazetari Idro Seferi ka thënë se sipas informacioneve jozyrtare tre policët e Kosovës që u arrestuan nga policia serbe janë...

Para
Ti tundu, unë shkundu

Ti tundu, unë shkundu

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –

Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –

20:17 | 30/09/2023
Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

20:15 | 30/09/2023
Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –

Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –

20:05 | 30/09/2023
Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –

Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –

19:59 | 30/09/2023
Sulmi terrorist në Banjskë, gjendet sërish armatim

Sulmi terrorist në Banjskë, gjendet sërish armatim

19:38 | 30/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –
  • Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –
  • Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –
  • Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –
  • Sulmi terrorist në Banjskë, gjendet sërish armatim
  • FNSH zbarkojnë në Vlorë, ja çfarë kërkon policia –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –
  • Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com