Gjykata e Shkallës së Parë Mat ka dhënë sot masat e sigurisë për 9 të arrestuarit në Burrel dhe Klos të cilët akuzohen për dëmtimin e materialeve zgjedhore në KZAZ 16 dhe 17.
Mësohet se dy persona janë dënuar me 30 ditë burg ndërsa 7 të tjerë u lanë me detyrim paraqitje.
Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje janë ende në kërkim 12 persona të tjerë.
Ndërkohë mësohet se seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nuk është lejuar prania e të afërmve të të ndaluarve në sallën e gjyqit.