• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjuha shqipe dënohet me “dakordësi”

15:10 | 12/08/2016
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Për herë të parë që më ka tërhequr vëmendjen një fjalë e padëgjuar në politikën e pas pluralizmit, ka qenë “verdikt”, të cilën e hasa në një fjalim të Berishës në fillimet e viteteve ’90. Po prej tij mësova fjalën “bojkotim”, e cila mori një ngjyrim geg e përfundoi në “bojkot”. Më tej barbarizmat rrodhën lumë, ku ka patur shumë politikanë që e kanë tjerrur gjuhën drejt këtij fjalori të ri, i cili shumë shpesh qëllonte i koklavitur dhe i pakuptueshëm për gjindjen që voton.

Lexo edhe

Sylvinho i bindur se do të jetë një ndeshje shumë e bukur –

Arrestohet aktori i ‘Hollywood’ –

Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –

Nëse dikush nga gjuhëtarët e sotëm do të merrej me fjalorin e politikës këtë çerek shekulli dhe ndikimin e tij në gazeta, radio, televizion apo rrjete do të zbulojmë që gjuha shqipe është vënë në gozhdë dhe po keqtrajtohet deri në torturë.

Reforma në drejtësi dhe zgjatja e saj tërkuzë na solli një folje të re, e cila duhet të përfshihet tek foljet e rregullta. Folja, e cila sot përdoret rëndom majtas dhe djathtas është “dakordësoj”.

Zgjedhimi i saj në kohën e tashme është tëpkë si folja model “punoj”:

Unë dakordësoj

Ti dakordëson

Ai/Ajo dakordëson…

Përse kjo folje? Cila është nevoja e saj? Me rënë dakord do të thotë të gjesh një marrëveshje ose një tjetër folje e rregullt na vjen në ndihmë qysh në krye të herës, së cilës i themi: “pranoj”.

“D’accord” vjen nga gjuha frënge dhe në shqip ka hyrë prej frankofonëve. Natyrisht, është një fjalë e ngjashme me “ok”, të cilën nuk e shmang dot në të folmen e përditshme, por nuk mund ta përfshish në gjuhën e shtetit. Në shqip shpesh “dakord” bëhet qesharake, kur shkruhet dhe thuhet “dakort” me “t” në fund, kurse tani është në vijën e parë të të shprehurit në politikë, ndërsa folja “pranoj” (apo ndonjë tjetër që nuk e kujton dot një jogjuhëtar si unë) ka dalë në pleqëri.

Por, përse në të folurën e politikës a medias shqipja është kaq e lënë pas dore? Pa dyshim që ky keqtrajtim i gjuhës rrëfen një kompleks inferioriteti ndaj gjuhës amëtare të atyre që formojnë opinion, gjë që të çon në të kundërtën e atdhetarizmës.

“Dakordësoj” është dhuratë e fërngjishtes, por pikërisht në atë vend patriotizmi shprehet nëpërmjet gjuhës. Gjatë presidencës së Shirakut në këtë vend u tentua të shkruheshin në frëngjisht edhe tabelat e reklamave ndërkombëtare. Kaq e fortë ishte kjo rrymë, sa nganjëherë bëheshin gazmorë, kur haste sharra në gozhdë me fjalë të tilla si “Coca Cola”, por nuk u tutën dhe ngulmuan në pastërtinë e gjuhës frënge.

As nuk u afrohemi tek thembra kroatëve. Para luftës njihnim gjuhën serbo-kroate, por pas konfliktit Instituti i Gjuhësisë së Zagrebit nxirrte fjalët e reja, të cilat politika dhe media ishin të detyruara t’i përdornin ose gjobiteshin. Sot, pas pak vitesh kemi gjuhën kroate që ndërron si nata me ditë me gjuhën serbe.

Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni a Malin e Zi nuk merret vesh pse u rri kaq ngushtë gjuha shqipe këtyre të politikës dhe jo vetëm? Kur flasin a shkruajnë duket sikur lexon një tekst në esperanto, kaq shumë fjalë nga gjuhët e të tjerëve përdorin. Ca njerëz që ndjehen keq me gjuhën e tyre, zakonet, traditën, identitetin kanë një hall të madh. Por, akoma më në hall janë gjuhëtarët që nuk ndjehen (si fija e barit do të thoshte doktori). Aq më keq ata që vijnë nga letrat apo gjuhësia dhe janë sot ligjvënës apo me pushtet qeveritar dhe pranojnë të jenë “dakordësuar” me këtë dënim me vdekje të gjuhës shqipe.

Le më pastaj që me këtë gjuhën tonë kaq “demode” duan të shpjegojnë shenjat e etruskëve apo qytetërimet prehistorike.

Shënim: Edhe ky shkrim rrëfen vuajtjen e gjuhës, përderisa ka disa fjalë të huaja, të cilat një shkrues më i zoti do i kishte mënjanuar.

Etiketa: barbarizmabojkotdakordësojEnkel Demigjuha shqipegjuhëtarëtqesharakëtërkuzëthembraverdikt

Të Lidhura

Sylvinho fiton zemrat e tifozëve kuq e zi, ja vendimi që ka marrë –

Sylvinho i bindur se do të jetë një ndeshje shumë e bukur –

nga 27
17:48 | 26/03/2023
0

Shqipëria nis kualifikueset e Euro 2024 ndaj Polonisë të hënën në orën 20:45. Në prag të kësaj sfide në konferencën...

Arrestohet aktori i ‘Hollywood’ –

nga 27
17:40 | 26/03/2023
0

Aktori Hollywood-ian, Jonathan Majors është arrestuar në Nju Jork, pasi akuzohet për tentativë mbytjeje, sulme dhe ngacmime. Mediat e huaja...

Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –

Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –

nga 27
17:36 | 26/03/2023
0

Shqipëria synon që të fillojë me këmbën e mbarë kualifikueset e Euro 2024, teksa në ndeshjen e parë do sfidojë...

Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –

Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –

nga 27
17:28 | 26/03/2023
0

Aleanca e NATO-s përbëhet nga 30 vende anëtare. Secili vend ka sistemet e veta teknike të veprimit në fushën e...

Para
KLSH kallëzon penalisht Lefterije Luzin, Kryetaren e KQZ

KLSH kallëzon penalisht Lefterije Luzin, Kryetaren e KQZ

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sylvinho fiton zemrat e tifozëve kuq e zi, ja vendimi që ka marrë –

Sylvinho i bindur se do të jetë një ndeshje shumë e bukur –

17:48 | 26/03/2023

Arrestohet aktori i ‘Hollywood’ –

17:40 | 26/03/2023
Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –

Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –

17:36 | 26/03/2023
Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –

Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –

17:28 | 26/03/2023
ÇMENDURI! Kazakistani fiton ndaj favoritëve për titullin –

ÇMENDURI! Kazakistani fiton ndaj favoritëve për titullin –

17:22 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Sylvinho i bindur se do të jetë një ndeshje shumë e bukur –
  • Arrestohet aktori i ‘Hollywood’ –
  • Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –
  • Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –
  • ÇMENDURI! Kazakistani fiton ndaj favoritëve për titullin –
  • Deklarata e Rakës në lidhje me një pandemi të dytë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sylvinho i bindur se do të jetë një ndeshje shumë e bukur –
  • Arrestohet aktori i ‘Hollywood’ –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com