Gjithë pushteti sovjetëve! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjithë pushteti sovjetëve!

09:29 | 13/04/2017
në Opinion
0

Nga Arben Llalla

Me këtë parrullë erdhën në pushtet komunistët pas Revolucionit të Tetorit në Rusi. Kjo qasje ndaj pushtetit u zhvillua më vonë në të gjitha diktaturat kuqe të Lindjes, ndërsa u kthye në karakteristikë e regjimeve autoritare pas rënies së Murit të Berlinit.

Në Shqipëri në këtë çerek shekulli qeveritë kanë rënë, kur kanë menduar se kanë qenë në kulmin e fuqisë së përqendrimit të pushtetit në duart e tyre. Kjo bëri vaki me Sali Berishën pas zgjedhjeve të majit të vitit 1996, me Fatos Nanon në vitin 2005 dhe me po ndodh sërish këto kohë me Edi Ramën.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ngjarja e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë rrëfeu ditës për diell se Edi Rama dhe partia që ai udhëheq nuk dëshiron, jo vetëm të ndajë pushtet me askënd, por kërkon të kontrollojë në mënyrë absolute ushtrimin e pushtetit. Pjesëmarrja në Komisionin Ad hoc të vetting-ut të shumicës u vendos në një marrëveshje paraprake, ku secila parti parlamentare të kishte nga një anëtar. Kjo është arsyeja pse PDIU dorëzoi sipas të gjitha rregullave dhe ftesës së kryetarit të Kuvendit kandidaturën e Shpëtim Idrizit, LSI atë të Luan Ramës, kurse PS duhet të dorëzonte veç një emër. Arroganca e pushtetit kësaj here u shpalos në formë ndëshkimi. Përpjekjet e PDIU-së për të zgjidhur krizën politike kanë nervozuar së tepërmi kryetarin e qeverisë, i cili vendos përjashtimin e Shpëtim Idrizit duke depozituar pabesisht dy emra. Edi Rama në këtë rast ka futur me ndërgjegje në krizë shumicën që vetë udhëheq, ndërsa po synon që të emërojë opozitën për zgjedhjet e 18 qershorit.

Ai dhe shumë zëdhënës të tij kanë më shumë se një muaj që kërkojnë nga PDIU të luajë rolin e opozitës në farsën që po gatuan, ku përjashtohet dhunshëm Partinë Demokratike. Me këtë teatër bajat ai dëshiron të shkojë në zgjedhje, nga të cilat kërkon të marrë pushtetin me një shumicë dërrmuese të votave, ndërsa për opozitë synon të emërojë partnerë të koalicionit të sotëm. Emërimi në opozitë i Ben Blushit, Gjergj Bojaxhiut e së fundmi i Bamir Topit nuk është i mjaftueshëm për ta bërë farsën të besueshme, ndaj gjithë lëvizjet e fundit të Edi Ramës të çojnë në këtë sjellje çmendurake ndaj PDIU-së. Një fantazi dhe projekt të këtillë politik me siguri do ia kishte për zili edhe Nicolás Manduro i Venezuelës.

PDIU është përfshirë në kolicionin qeverisës me ftesë të dy drejtuesëve të saj, Edi Rama dhe Ilir Meta. Ajo mori pjesë në aleancë për reformën administrative dhe më pas për reformën në drejtësi. Është e vetmja forcë politike që nuk e kushtëzoi votën e saj për këtë reformë për asnjë përfitim politik të çastit. Votë e pastër pro reformës! Duket kjo sjellje e ndershme nuk shihet me sy të mirë në ambjentin e molepsur të politikës shqiptare. PDIU ka një marrëveshje politike, të cilën e respekton, edhe pse ajo është zbatuar vetëm në 1 për qind të saj. Është pikërisht kjo marrëveshje që nuk mund ta çojë një forcë politike sa në një krah në tjetrin, veç në rastin kur partitë janë fuga të shefit të shumicës. Por, një forcë politike që respekton sovranitetin e saj në skenën politike qëndron në qeveri apo opozitë, kur e vendosin forumet e saj, jo kur dëshiron humori makiavelist i kreut të qeverisë, qoftë ky Edi Rama.

Dje, u vendos një marrëdhënie e re brenda shumicës në pushtet; hakmarrja. Dje, u ndëshkua ai që nuk dëshiron të rreshtohet, por që është në këtë skenë për të prodhuar politikë, zgjidhje, paqe sociale. Po kështu dje, u mësua që Partia Socialiste kërkon të kontrollojë dhe manipulojë reformën në drejtësi duke shtuar artificialisht anëtarët në Komisionin Ad hoc të vetting-ut, i cili kalon në sitë kandidaturat për drejtuesit e ardhshëm të sistemit të ri të drejtësisë, prandaj Lenini lëshoi dikur parrullën: “Gjithë pushteti sovjetëve!”.

Etiketa: arben llallaBamir TopiBen BlushiGjergj BojaxhiuhakmarrjaKomisioni Ad hoc i vetting-utLeniniNicolás Manduropushtetisovjetët

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Shqiptari thyen rekordin Guinness, mban topin me kokë për 4 orë e 2 min duke qëndruar ulur

Shqiptari thyen rekordin Guinness, mban topin me kokë për 4 orë e 2 min duke qëndruar ulur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –

07:43 | 19/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

07:28 | 19/12/2025
Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

23:07 | 18/12/2025
Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

22:53 | 18/12/2025
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

22:41 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025
  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –
  • Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –
  • “Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com