Ministria e Shëndetsisë bën me dije gjashtë gra shtatëzana janë konfirmuar pozitive me koronavirus deri më tani në vendin tonë. Mësohet se katër prej tyre tashmë e kanë fituar betejën me virusin.
Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se rasti më i fundit i gruas shtatzëne që është konfirmuar së fundmi me koronavirus në Fier, ndodhet në gjendje të mirë shëndetsore.
Ndëkohë këtë të enjte numri i rasteve të reja ishte rritur në krahasim me tre ditët e fundit. 18 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot duke e çuar në 898 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.