“Gëbelsi” deklarohet viktimë e propagandës! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gëbelsi” deklarohet viktimë e propagandës!

21:55 | 25/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0
Nga Ermal Mulosmani
Kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama,  në një monolog të gjatë, drejtpërdrejtë nga televizioni i tij privat ERTV dhe i amplifikuar në të gjitha mediat kryesore në vend, mori në diskutim temat, për të cilat pushteti i tij kundërshtohet nga opozita, media apo qytetarët.
Arsyeja e këtij tubimi me eksponentë të Partisë Socialiste ishte nisma më e re e Kryeministrit për një “ligj antimafia” që synon goditjen e grupit “KÇK” (kap ça të kapim). Kështu e ka quajtur Kryeministri grupin e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve që, në pritje të vetingut,  janë vënë në garë për bashkëpunimin me kriminelët duke humbur edhe atë pak kujdes që i kanë pasë kushtuar kohë më parë.Nisma është mjaft e mirëpritur dhe meriton përgëzime. Në thelb, ligji do t’i ndëshkojë ata gjyqtarë apo prokurorë që, të dyshuar për bashkëpunim me kriminelët, nuk arrijnë ta vërtetojnë pasurinë e tyre. Pra, një vetting paralel që nuk përfundon me pushim nga puna, por me burg ose konfiskim pasurie. Duhet të presim  për të parë, nëse kjo është një goditje e menduar për ata gjyqtarë apo prokurorë që nuk i binden pushtetit apo vërtetë do të rezultojë me rezultate konkrete në luftën kundër kancerit të padrejtësisë me emrin “drejtësi”. Gjithashtu, zoti Kryeministër nuk shpjegoi si do zëvendësohen të ndëshkuarit e padrejtësisë, në kushtet kur Reforma në Drejtësi na ka lënë pa Gjykata të Lartë e Gjykatë Kasacioni. Por, për të mos e paragjykuar nëse është shashkë mediatike apo nismë serioze nuk po zgjatem më tej.Por, recitali i Kryeministrit nuk mund të mbyllej me vetëm këtë nismë ligjvënëse. Jo për gjë, por do i përgjigjej edhe interesit të popullit të FB.

Ndërkohë që Kryeministri fliste, papritmas, futej një zë në eter. Në kushte të zakonshme, kur flet Ai, edhe zhurmat e mizave nuk dëgjohen (ka njerëz që përgjigjen për atë punë)  jo më të guxonte kush të ndërpriste. Por, për “pyetjet nga populli” edhe Zeusi ndërpritet!

Ndër 2 mijë komentet, “zëri” kishte përzgjedhur pikërisht atë që përmendte udhëtimet në klasin biznes të Lulzim Bashës me gruan apo “ngritjen e këmbëve” të grave opozitare. Sigurisht, përmendte diku nga fundi edhe vilën Kryeministrore në Surrel për të vënë barazi. Shefi i madh, nuk u mor me të parët (ata t’i gjykojë vetë populli), por dha shpjegime sesi vila e tij në Surrel është një nga gjysmë milion vilat e shqiptarëve dhe se vetëm 1600 shtëpi në Shqipëri jetojnë në varfëri ekstreme. Sa për ilustrim,  500 mijë vila janë mjaftueshëm për 2,5 milionë banorë (5 persona në një vilë).

Nuk mbetkan njerëz as për pallate lëre më të ketë varfëri.

Socialistët mbanin shënime të habitur.

Pas kësaj pyetjeje dhe përgjiges shteruese të Kryeministrit, vijoi komenti tjetër i FB, lexuar me një ton  hijerëndë, solemn nga zëri në eter: “Njerëzit po vdesin për bukë. Mjekësia përtokë. Kishim shpresë të madhe te ti, por edhe ti si të tjerët”.

Teksti  ndjehej lehtë që ishte i Kryeministrit. Janë nga ato batutat që Ai pëlqen të përqeshë vazhdimisht. Dhe filloi:

“Duke qenë se jetojmë në një botë që në tërësi ushqehet çdo ditë me toksina dhe helmohet çdo ditë me lajmin e keq, me gënjeshtrën, me shpifjen, me manipulimin…..”

Aty vura duart në kokë. Edi Rama padyshim është mjeshtër i shfaqjes së të vërtetave sipas interesit të tij. Ai inskenon shfaqjen e pyetjeve nga populli, na tregon që ka dhënë para për privatin pasi populli do i rritet cilësia e shërbimit (këtë askush nuk ia ka vënë në dyshim). Pra, jep përgjigje, për të cilat nuk është pyetur. I jep me mllef dhe duke u viktimizuar saqë të krijon përshtypjen se është vërtetë ashtu. Këtë nuk e ka bërë as Gëbelsi. Ai vërtetë ka qenë mjeshtri më i madh i historisë së demagogjisë, por nuk i ka shkuar në mendje asnjëherë të shiste veten si “viktimë të propagandës”. Kjo do ishte e tepërt.

Zoti Kryeministër bëri show me shifra, komente e batuta, me persona që nuk ishin aty por, sipas tij po ia shtrembëronin realitetin deri në atë farë feje, sa edhe disa prej socialistëve po binin viktima të manipulimit dhe po i besojnë thagmat me oligarkë, PPP, koncesione etj. Për këtë qëllim, Kryeministri nxori një tabelë ku shpjegonte që niveli i tatimeve që oligarkët kishin paguar në arkën e shtetit ishte gati 10 fish në 4 vjetët e tij sesa në 8 vjetët e PD-së. Pra, nënteksti ishte “Unë po i rrjep oligarkët me taksa e po akuzohem se po bashkëpunoj me ta”. Herë pas here regjia na shfaqte fytyrat e habitura të Safetit, Paulinit, Fredit ose Rrahmanit si tregues i mjaftueshmërisë së besimit popullor nga shpjegimi kryeministror.

Kryeministri nuk tha që ky nivel pagese i lartë tatimesh në buxhetin e shtetit vjen pikësëpari nga niveli i përfitimeve nga shteti. Po marr një shembull; nëse Gjoka ka marrë përsipër me PPP të ndërtojë Rrugën e Arbrit, Qeveria i ka kaluar asaj, sapo kryen 25% të punimeve 2.1 miliardë lekë (afër 17 milion Euro)  (sipas deklaratës publike në FB e kompanisë). Këto 17 milion Euro (deklaron kompania) janë pothuaj të gjitha  TVSH-ja e tatim fitimi  dhe i janë kthyer shtetit. Kjo tregon që tashmë shteti po ua rrit kontributet me 10 herë oligarkëve e për pasojë po u merr 10 herë më shumë tatime. Ose në gjuhë popullore u jep miell e ju merr krunde.

Këtë nuk e tha Kryeministri.

Kryeministri shpjegoi edhe sesi sterilizimi apo blerja e pakove të reja të pajisjeve operatore shpëtoi jetë, përveçse edhe kosto spitalesh nga infeksionet pasoperatore. Në fakt, askush nuk ka gjë kundër as check up-it (kontrollit të përgjithshëm), sterilizimit as dializës, është afër mendsh që këto reforma janë të mirëpritura. Ajo që nuk tha Kryeministri ishte kostoja e sterilizimit dhe çmimi që i paguajmë privatit. Ka një akuzë publike zoti Kryeministër për këtë qëllim nga mjeku Artan Koni, i cili, shpjegon me video që kostoja e sterilizimit në vit kushton 1,5 milion Euro, ndërsa koncesionari paguhet nga shteti me 17 milion Euro! Ja ku e keni zoti Kryeministër, kthejini përgjigje, është mjek në spital shtetëror.

Këtë nuk e tha Kryeministri.

Por, shkoi gjatë. Po të shkruaj ato që Ai nuk tha, askush nuk mundet të lexojë aq gjatë…

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Etiketa: Artan Konieksponentë të Partisë SocialisteErmal Mulosmaniertvgoditjen e grupit “KÇK”Kryeministri i ShqipërisëmonologRruga e Arbritvettingzoti Edi Rama

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Debati për Teatrin Kombëtar, Meta thirrje politikës: Reflektoni!

Zbulohet dokumenti i firmosur nga 56 deputetë socialistë, PS i shton akuzat Metës për t'a shkarkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com