Gazetari ishte, kur pullë të kuqe s’kishte

Duhet të lëçisni

Po rregullonte depozitën, 54-vjeçarja bie nga taraca e pallatit në Tiranë

Një person ka rënë nga një lartësi në zonën e Ali Demit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetësja, M.XH., 54-vjeçe ka qënë duke...

“Jemi të fortë e besimplotë që sërish në Kuvendin e Shqipërisë të kemi grupin tonë parlamentar, zërin tonë.” (film)

Çeli sot siparin “Java Çame”, një seri aktivitetesh kushtuar 30 vjetorit të themelimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”. E krijuar në janar të vitit 1991, kjo shoqatë...

Shoqata “Çamëria” 30 vjeç/ Shpëtim Idrizi: #Çam Jam është thirrja e gjakut, prandaj nuk na fshijnë dot (film)

Unë jam rritur si çam. Qysh kur kam ardhur në këtë botë isha “lindi çami”, u rrita si “çami”, vazhdoj të mbetem “çami”. Si unë...

Agjencia Europiane e Ushqimit merr vendimin: Krimbat janë burim i sigurt ushqimi për njerëzit

Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore në një vendim të marrë ditën e sotme ka aprovuar krimbat si burim të sigurt ushqimi për njerëzit. Shkencëtari Ermolaos...

Nga Andreas Dushi

Më ka pëlqyer përherë gazetaria dhe për këtë arsye qëndroj i mirëinformuar me lajmet më të fundit që shpalosin portalet online, të cilët duket që kanë mbirë si kërpudha pas shiut të copy&paste-s. Në këto portale, pa asnjë tematikë të caktuar, ka aq shumë informacione, sa mund të humbasësh nëpër to. Informacione të çdo fushe, që nga arsimi në Angli, deri tek tërmeti në Tajvan, që nga çmimi i kolltukut të Donald Trump deri te sinjalet jashtëtokësore, të cilat e kanë burimin nga galaktikat 3 miliardë vite drite larg nesh.

Ndonëse nuk jam dakord që lajmet mbizotëruese të jenë për tema që nuk kanë lidhje drejtpërdrejtë me ne, i justifikoj deri diku këto lloj shkrimesh, duke ditur se gazetarët janë ekspert të Google Translate dhe në gjuhë të huaj nuk ka lajme për Shqipërinë, kështu që përkthejnë lajme për vende të tjera. Por, sa herë që në Kuvend ndodhin “skandale” të tipit “Edi Rama shan Saliun” apo “Video/ Saliu dhe Tahiri përleshen…” dhe kur hapet artikulli, vazhdimi i titullit është “verbalisht!”, ngjitur me këto lajme është edhe një rubrikë, e cila ka më shumë klikime se çdo rubrikë tjetër.

Titujt e kësaj rubrike kanë një kryefjalë të përbashkët “+18” dhe më pas vazhdojnë me “Rrëfehet vajza që trathtoi burrin” apo “Si vjehrri më provoi para burrit”, por ka edhe “Punëtori i burrit është më i zoti se burri në shtrat”. Pastaj, po me prefiksin +18 janë edhe “Pornostarja tregon për mashkullin ideal”, si dhe “Këto janë pozicionet më të mira në shtrat” dhe të tjera kumte të këtilla. Pse, gazetari është kjo?

Më vjen të qesh, kur ballas me foto të “analistëve” që ne kemi, që janë burra me mjekërr, shfaqet lajmi “Kësaj gjëje nuk mund t’i rezistoj asnjë mashkull” apo edhe artikuj të tjerë, të cilët më vjen zor që t’i përmend.

Historia ka treguar se kur diçka ka ndërhyrë në diçka tjetër, gjëja e parë ka filluar të rrënohet. Tani që gazetaria ka filluar të ndjejë nevojën për një pullë të kuqe, ose pulla e kuqe do të kthehet në domosdoshmëri të gazetarisë, ose gazetaria do të mbulohet nga një njollë e kuqe e papastrueshme. Shpresoj shumë që të mos ndodh asnjëra, ndonëse unë nuk di ndonjë zgjidhje tjetër.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Po rregullonte depozitën, 54-vjeçarja bie nga taraca e pallatit në Tiranë

Një person ka rënë nga një lartësi në zonën e Ali Demit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetësja, M.XH., 54-vjeçe ka qënë duke...

“Jemi të fortë e besimplotë që sërish në Kuvendin e Shqipërisë të kemi grupin tonë parlamentar, zërin tonë.” (film)

Çeli sot siparin “Java Çame”, një seri aktivitetesh kushtuar 30 vjetorit të themelimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”. E krijuar në janar të vitit 1991, kjo shoqatë...

Shoqata “Çamëria” 30 vjeç/ Shpëtim Idrizi: #Çam Jam është thirrja e gjakut, prandaj nuk na fshijnë dot (film)

Unë jam rritur si çam. Qysh kur kam ardhur në këtë botë isha “lindi çami”, u rrita si “çami”, vazhdoj të mbetem “çami”. Si unë...

Agjencia Europiane e Ushqimit merr vendimin: Krimbat janë burim i sigurt ushqimi për njerëzit

Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore në një vendim të marrë ditën e sotme ka aprovuar krimbat si burim të sigurt ushqimi për njerëzit. Shkencëtari Ermolaos...

30-vjetori i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, përkujtimore e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë (film)

Sot po mbahet 30-vjetori i Shoqatës “Çamëria”. Ky përvjetor përkujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe rikthimin e të drejtave të tyre të mohuara. Lajmin...