• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gara e Dibrës nuk është një çështje lokale

08:54 | 19/08/2016
në Shqiperi
0
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar marreveshja me BE per procedurat e sigurise per shkembimin dhe mbrojtjen e informacionit te klasifikuar./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar marreveshja me BE per procedurat e sigurise per shkembimin dhe mbrojtjen e informacionit te klasifikuar./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Nga 27.al

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është përpjekur sot ta shesë procesin e  zgjedhjeve në Dibër si një problem krejt lokal, i cili nuk ka asnjë reflektim në politikën e Tiranës. Në një deklaratë për mediat, Meta tha:  “Zgjedhjet në Dibër nuk janë një temë kombëtare, por krejtësisht vendore. Janë zgjedhje aksidentale që po ndodhin atje. Është e rëndësishme të trajtohen si të tilla dhe lokale nga të gjitha palët. Të zhvillohen të qeta, të lira dhe të ndershme e larg tensioneve e provokimeve të panevojshme. Dega lokale e LSI-së ka marrëveshjen me degën lokale të PS- së dhe t’i qëndrojë asaj marrëveshjeje”.

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Meta flet a thua se nuk e ka ai në dorë që dega lokale e LSI-së Dibër komandohet prej tij. Ai thotë në rreshtin e fundit, “dega lokale t’i qëndrojë marrëveshjes me PS-në”. Duket më shumë si një përpjekje e Metës për të mos i dhënë peshë një procesi, i cili duket se do të sjellë reflektime të rëndësishme në politikën e Tiranës. Jo se Meta nuk është i interesuar për këtë proces, por me sa duket, po përpiqet ta shesë të tillë pa interes për të deklaruar më pas se ai nuk ka dorë në asnjë skenar, ku LSI mund të sabotojë kandidatin e PS-së.

metaSidoqë të shprehet Meta publikisht,  gara për Bashkinë e Dibrës ka një rëndësi specifike për shumicën dhe pakicën, por me arsye të ndryshme. Për mazhorancën, është një provë e madhe që lidhet me qëndrueshmërinë e koalicionit Rama-Meta, ndërsa për opozitën është një test shumë i rëndësishëm për të kuptuar se sa është rritur apo zvogëluar në këto tri vite të qeverisjes Rama-Meta. Në garë, kanë hyrë dy kandidatë me kredite pozitive, por që hyjnë në këtë sfidë me disavantazhe që vijnë, për shkak të dy partive që përfaqësojnë.

Do të jetë pikërisht pesha specifike që ka secili prej tyre, ajo që do ta dominojë garën e Dibrës. Megjithatë, do të kenë rëndësinë e tyre përllogaritjet e votave që kanë partitë e dy koalicioneve, aleatë me PS-në dhe PD-në. Mjeku kirurg i Dibrës Muharrem Rama, kandidat i PS-së, hyn në këto zgjedhje me disavantazhin e madh; imazhin e shkatërruar të Rilindjes në Dibër përmes ish-kryebashkiakut socialist, Shukri Xhelili. Një tjetër aspekt negativ në garën e Muharrem Ramës, është edhe marrëdhënia e paqëndrueshme e koalcionit PS-LSI.  Muharrem Rama është prezantuar zyrtarisht si kandidat i PS-së për Bashkinë Dibër, ndërkohë që LSI nuk ka publikuar deri tani asnjë deklaratë nëse do ta mbështesë apo jo këtë kandidaturë. Meta nuk  e bëri as sot një deklaratë të tillë, kur u pyet për zgjedhjet në Dibër. Nuk tha se LSI e mbështet kandidatin e PS-së, por u përpoq ta trajtojë si një çështje lokale të izoluar nga politika e Tiranës.

muahreremiNdërsa si kandidat, Muharrem Rama, e nis garën me avantazhin e lidhjes së drejtpërdrejtë që ai ka me qytetarët e Dibrës. Si mjek e ka të garantuar një mbështetje të konsiderueshme në këtë bashki, pavarësisht se për cilën parti kandidon.

Përkundrejt tij, kandidati i PD-së Sherefedin Shehu i ka humbur lidhjet me qytetarët, pasi nuk ka jetuar atje prej më shumë se 25 vitesh dhe i mungon komunikimi i drejtpërdrejtë me elektoratin. Por, kandidati i PD-së, Sherefedin Shehu, vjen në këtë garë në Dibër si një ndër personazhet më pozitivë të së djathtës. Është pesha më e madhe që mund të zgjidhte PD në këtë qytet dhe kjo ia vështirëson garën rivalit socialist. Por ndërkohë, PD duket të jetë e përçarë në Dibër. Ish-kryetari demokrat atje ka deklaruar se nuk do të angazhohet në fushatën për kandidatin e PD-së, duke shtuar se ai erdhi si i emëruar pa marrë pëlqimin e bazës së PD-së në Dibër.

Ish-kryetari i PD-së Rahim Kaleci e ka drejtuar disa herë PD-në e Dibrës në këto 25 vite dhe me siguri ka mbështetjen e tij në elektorat, që me sa duket nuk do të shkojë për kandidatin Sherefedin Shehu. Rahim Kaleci e ka deklaruar sot në media se nuk do të angazhohet për asnjë moment në këtë fushatë.  Për pasojë PD, duket e përçarë në Dibër dhe kjo mund të sjellë kosto elektorale për kandidatin Sherefedin Shehu. Megjithatë, problematika më e madhe duket të jetë brenda koalicionit të majtë.

sherefedin shehuNëse do të vazhdojë heshtja e LSI-së për kandidatin e PS-së, pra në qoftë se nuk do të ketë mbështetje, atëherë PS-ja duhet të llogarisë vota kundër të LSI-së në garën për Dibrën. Nga përvoja e marrëdhënieve mes PS-së dhe LSI-së dimë se kur këto dy parti janë në pozicione kundërshtare, dinë mirë të dëmtojnë njëra-tjetrën, sidomos LSI PS-në. Meta dhe njerëzit e tij kanë zhvilluar beteja të shumta të “blerjes” së socialistëve qoftë elektorat i thjeshtë, qoftë struktura drejtuese në bazë, qoftë edhe deputetë. Këtë praktikë me siguri do të përpiqet ta përsërisë në Dibër më 11 shtator. Deri tani kandidati i PS-së Muharrem Rama e ka mbështetjen e deklaruar të PDIU-së dhe aleatëve të tjerë të PS-së, por ende nuk e ka atë të LSI-së. Megjithatë, pyetja shtrohet se sa do t’i vlejnë Ramës aleatët e mbetur, nëse vazhdon heshtja e LSI-së?! E vërteta është se në Dibër nuk ka shumë çamë, por ka elektorat të PDIU-së, sepse gjatë kohët e fundit ka pasur një vëmendje të shtuar të drejtuesve të PDIU-së për Dibrën. PDIU ka struktura drejtuese që funksionojnë, të cilat në Dibër kanë peshë peshë më të madhe se LSI, ndaj janë një faktor pozitiv për kandidatin Rama në këtë garë, të cilit i mungon aleati kryesor. Në zgjedhjet e fundit në Dibër, PDIU mori mbi 2 700 vota. Në këtë situatë, PS bashkë me PDIU, do të vazhdojnë këtë betejë, të cilën edhe mund ta humbasin dhe ky nuk është kiameti, por nëse e fitojnë dhe nuk është variant i përjashtuar, atëherë gara për Dibrën mund të sjellë andralla të reja mes dy liderëve të koalicionit Rama-Meta. Ndërkohë do të rikonfirmonte se opozita është ende larg performancës për të fituar gara të rëndësishme.

Etiketa: <Muharrem ramaedi ramaIlir MetaPDIUSherefedin Shehuzgjedhjet ne diber

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para
Varri i harruar e i dhunuar i shqiptarit të madh Faik Konica

Varri i harruar e i dhunuar i shqiptarit të madh Faik Konica

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet aktori i ‘Hollywood’ –

17:40 | 26/03/2023
Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –

Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –

17:36 | 26/03/2023
Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –

Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –

17:28 | 26/03/2023
ÇMENDURI! Kazakistani fiton ndaj favoritëve për titullin –

ÇMENDURI! Kazakistani fiton ndaj favoritëve për titullin –

17:22 | 26/03/2023
Deklarata e Rakës në lidhje me një pandemi të dytë –

Deklarata e Rakës në lidhje me një pandemi të dytë –

17:16 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet aktori i ‘Hollywood’ –
  • Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –
  • Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –
  • ÇMENDURI! Kazakistani fiton ndaj favoritëve për titullin –
  • Deklarata e Rakës në lidhje me një pandemi të dytë –
  • Dita e parë e beqarisë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet aktori i ‘Hollywood’ –
  • Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com