“Gafat” e EURALIUS, të gjitha në favor të Edi Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gafat” e EURALIUS, të gjitha në favor të Edi Ramës

17:30 | 08/07/2019
në Kryesore
0

Presidenti Ilir Meta lëshoi javën e kaluar një seri kritikash të forta për misionin e Bashkimit Europian, EURALIUS V, i cili, në kuadër të mandatit të tij të ekspertizës për Reformën në Drejtësi, ka dhënë në vijimësi opinione që shkojnë në favor të Edi Ramës dhe qeverisë së tij të “Rilindjes”.

Meta përmendi problematika të misionit EURIALIUS, të cilat ishin cekur më parë nga zëra autoritarë, por të veçuar dhe që u mbytën nga propaganda qeveritare.

Rreth 3 vjet pasi Reforma në Drejtësi u miratua me konsensus të plotë politikë, zbatimi i saj në praktikë është shoqëruar me problematika të shumta, për të cilat një pjesë kryesore të përgjegjësisë e mbajnë ekspertët e EURALIUS-it, që kanë shërbyer si “mashë” për plotësimin e tekave qeveritare.

Read more

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

“Boldnews.al” po risjell në vëmendje disa nga situatat më skandaloze, në të cilat ekspertët e EURALIUS, me opinionet e tyre, kanë krijuar ngërçe politike dhe institucionale.

“Gafa” 1
Në një takim konsultues në Nëntor 2015, drejtuesi i atëhershëm i misionit EURALIUS, Rainer Deville, në prezencë të ish-ambasadores së BE, Romana Vlahutin, deklaroi se: “E vetmja zgjidhje për frenimin e korrupsionit është shkarkimi i 400 prokurorëve dhe 400 gjyqtarëve”.

Kjo deklaratë paragjykuese, e lëshuar rreth 8 muaj para ndryshimeve kushtetuese dhe rreth 10 muaj para se të miratohej ligji për Vetting-un, ishte në të njëjtën linjë me qëndrimet propagandistike të Edi Ramës, i cili, në atë kohë, përdorte me tepri fjalën “gargarele” për gjyqtarët dhe prokurorët në përgjithësi.

Qëndrimi i Deville mori përmasë të gjerë mediatike, aq sa nxiti delegacionin e Bashkimit Europian e kuptoi shumë shpejt “gafën” dhe u mundua të sqaronte situatën. Në një reagim zyrtar, zyra e Vlahutinit në atë kohë deklaroi se mediat e kishin keqinterpretuar deklaratën e drejtuesit të misionit EURALIUS. E çuditshme, në fakt, që të githë mediat e pranishme në atë takim, e “keqinterpretuan”.

“Gafa” 2
I njëjti Deville, u vu në qendër të kritikave dhe pikëpyetjeve në Dhjetor 2016, kur u konstatua se ekspertët nën drejtimin e tij kishin përkthyer “gabim” ligjin e Vetting-ut, i cili i ishte dërguar për interpretim Komisionit të Venecias.

Në Shtator 2016, shumica socialiste votoi e vetme ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” (Vetting-ut). Pas miratimit të ligjit, opozita e ankimoi në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit e pezulloi ligjin dhe kërkoi një mendim më të specializuar në Komisionin e Venecias.

EURALIUS i drejtuar nga Deville dhe Vlahutin përgatitën përkthimin e ligjit në anglisht, i cili iu dërgua Komisionit të Venecias. Opozita, e cila po e ndiqte procesin në detaje, konstatoi se ekspertët e EURALIUS kishin përkthyer gabim pjesë specifike të ligjit, për të cilat, të djathtët mendonin se ishin “të qëllimshme”, ndërsa Edi Rama e Rilindja e tij dhe delegacioni i Vlahutin deklaronin se ishin “të paqëllimshme”.

Në fakt, “gabimet në përkthim” lidheshin kryesisht me disa detaje, të cilat do të shfrytëzoheshin më tej nga qeveria dhe mazhoranca socialiste për të vendosur nën kontroll total institucionet e reja të Vetting-ut. Gjithsesi, edhe pse u rekuperuan ato “gabime në përkthim”, Rilindja arriti të vendoste hegjemoninë e saj mbi përzgjedhjen e anëtarëve të strukturave të Vetingut.

Pas kësaj “gafe”, shefi i EURALIUS, Rainer Deville u largua me urgjencë nga drejtimi i misionit. Fillimisht, delegacioni i BE-së në Tiranë e mohoi që Deville të ishte shkarkuar. Në një reagim zyrtar, zyra e Vlahutinin sqaroi se “Deville kishte marrë lejen vjetore”. Por, ai nuk u kthye më në Tiranë.

“Gafa” 3
Në nëntor 2017, misioni EURALIUS jep një opinionin për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, në një kohë kur drejtuesit në detyrë i përfundonte mandati, ndërkohë që institucioni i ri që zgjidhte shefin e organit të Akuzës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ende nuk ishte krijuar.

Ky opinion i dërgohet Ulsi Manjës, i cili i kishte dërguar një kërkesë, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, por që nuk e kishte diskutuar asnjëherë me anëtarët e tjerë të komisionit.

Në këtë opinion, ekspertët e EURALIUS-it sugjeruan një zgjidhje “sui generis”, të paparashikuar as në Kushtetutë dhe as në ligjet e tjera-emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm. Jo vetëm kaq, por ekspertët e EURALIUS sugjeruan që ky PPP të zgjidhej me shumicë të thjeshtë.

Ky “opinion” i EURALIUS-it ishte pikërisht ai që kërkonte Edi Rama dhe “Rilindja” e tij. Nëpërmjet një procedurë të pabazuar askund, shumica parlamentare votoi vetëm me 69 votat e saj emërimin e Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Prej emërimit të saj e deri më tani që vijon të mbajë atë detyrë, rreth 20 muaj, Arta Marku nuk ka humbur asnjë rast pa e dëshmuar varësinë e saj ndaj “Rilindjes”.

“Gafa” 4
Së fundmi, presidenti Meta zbuloi atë që përflitej me “burime mediatike” se EURALIUS i ka sugjeruar Këshillit të Lartë Gjyqësor një zgjidhje “sui generis” edhe për Gjykatën e Lartë-emërimin e anëtarëve të “përkohshëm”.

Gjykata e Lartë aktualisht është jashtë funksionimit. Për shkak të procesit të Vetting-ut, aktualisht Gjykata e Lartë ka vetëm dy anëtarë funksionalë; kryetarin Xhezair Zaganjori dhe gjyqtarin me mandat të mbaruar, Ardian Dvorani.

Në fund të majit 2019, EURALIUS i ka sugjeruar zyrtarisht Këshillit të Lartë Gjyqësor që të ndërmarrin një proces të përzgjedhjes së anëtarëve “të përkohshëm” të Gjykatës së Lartë, pozicione që nuk ekzistojnë as në Kushtetutë dhe as në ligj, njëlloj siç vepruan me opinionin për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Kushtetuta parashikon se anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ndërkohë, propozimi i EURALIUS për “gjyqtarë të lartë të përkohshëm” përjashton tërësisht rolin e institucionit të Presidentit, i cili sot drejtohet nga Ilir Meta, i vendosur në pozita luftarake kundër Edi Ramës.

/Boldnews/

Etiketa: “Gafat” e EURALIUSedi ramaEuraliusGjykata KushtetueseKëshilli i Lartë i ProkurorisëKomisioni i VeneciasPresidenti Ilir Metapropozimi i EURALIUS

Të Lidhura

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

nga 27
20:37 | 15/03/2026
0

Nuk ka “qetësi” për Dinamon e Ilir Dajës. Në ndeshjen kundër Teutës e fundit pë rjavën e 28-të të Abissnet...

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

nga 27
20:19 | 15/03/2026
0

Barcelona zbriti në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Sevillas për t’iu përgjigjur fitores së Realit të Madridit dhe katalanasit...

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

nga 27
20:05 | 15/03/2026
0

Tottenham frenon serinë e humbjeve radhazi dhe merr pikën e parë me Igor Tudor në pankinë. Në ndeshjen e zhvilluar...

Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

nga 27
19:41 | 15/03/2026
0

Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas...

Para
Rama sfidon opozitën: Nuk fitoni as në 2021

Rama sfidon opozitën: Nuk fitoni as në 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

20:37 | 15/03/2026
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

20:19 | 15/03/2026
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

20:05 | 15/03/2026
Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

19:41 | 15/03/2026
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

18:57 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –
  • Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –
  • Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –
  • Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –
  • Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –
  • Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –
  • Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com