Një sasi eksplozivi e vendosur në një automjet tip “Tuareg”, me targë “AA 020 BH” ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë, duke plagosur drejtuesin e mjetit.
Policia bënë me dije se personi i plagosur rezulton të jetë shtetasi Gentian Bejtja, person me precedentë penalë për krime kundër personit.
Bejtja është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.