Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Ftesat” për Trump, mundim për një selfie

Nga 27.al 0

Nga Arben Llalla

Që kur u deklarua se Trump është zgjedhur kryetar i Shteteve të Bashkuara, politikanët shqiptarë të Tiranës nisën propagandën e tyre se kush do jetë i ftuar zyrtarisht më 20 janar, ditën e zyrtarizimit të tij. Prej kaq kohësh dëgjojmë çjerrjet e njerëzve të politikanëve dhe portaleve të tyre se Basha, Meta, Dule, Mediu paskan ftesë nga zoti Trump, ndërsa Rama dhe të tjerët nuk kanë. Sipas magjistarëve të atyre që kanë siguruar një ftesë do të ndodhë kiameti i madh kundër Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Këta që e kanë siguruar një ftesë të paguar për Bashën, Metën, Dulen, Mediun a ndonjë tjetër, harrojnë se kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nuk përcakton se kush do i fitojë zgjedhjet e qershorit 2017 në Shqipëri. Ishte dëshira e madhe e shqiptarëve që zgjedhjet në SHBA t’i fitonte Hillari Klinton, por ja që shqiptarët nuk kishin aq shumë të drejtë vote që të ndikonin në rezultat, por qenë shtetasit amerikanë. Me të njëjtën logjikë reciprociteti në Shqipëri nuk do të votojnë republikanët e zotit Trump, por shqiptarët e Shqipërisë.

Fotografitë që bëjnë politikanët shqiptarë me personalitetet e botës nuk janë asgjë tjetër vetëm se propagandë dhe ngushëllim për votuesit e tyre. Fotografitë nuk tregojnë asgjë, as suksesin e as mossuksesin, madje nëse do e pyesim zotin Trump se kush është Basha, Meta, Mediu, Dule me shokë apo edhe për ndonjë politikan të qoshes së Ballkanit, ai do përgjigjet që nuk i njeh fare, madje i dëgjon këto emra për herë të parë.

Është mirë që këta të ftuar mos të shpenzojnë shumë dollarë për takimet politike jofrutdhënëse për zhvillimin e Shqipërisë, por ato të holla mund t’i jepnin fare mirë për bamirësi në këtë dimër të ftohtë.

Shtetet e Bashkuara ndjekin një politikë të jashtme afatgjatë 50 vjeçare. Pavarësisht se kush e udhëheq atë shtet demokratët apo republikanët, administrata shtetërore punon për të mirën e popullit amerikan dhe politikës së tyre largpamëse dhe jo për orekset e politikanëve primitivë ballkanas.

Çdo selfie që do bëjnë politikanët tanë keqpërdorues të votës së shqiptarëve me personalitetet e botës, asnjëherë nuk çon në udhën e simpatisë popullore të votuesve. Për fatin e tyre të keq, por edhe tonin që na duhet të durojmë gjithë këtë ndotje akustike dhe jo vetëm.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej