Frrok Çupi: Ja kush e ekzekutoi bankierin Artan Santo dhe kush fshihet pas vrasjes së vëllait të ish-deputeti të PS që goditi me shpullë Kryemadhin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Frrok Çupi: Ja kush e ekzekutoi bankierin Artan Santo dhe kush fshihet pas vrasjes së vëllait të ish-deputeti të PS që goditi me shpullë Kryemadhin

18:54 | 20/06/2022
në Uncategorized
0

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka analizuar me detaje lëvizjet e fundit të presidentit në ikje, Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, sa i takon objektivit të tyre për t’u rikthyer në politikë, vizitës së këtij binomi gjatë kësaj jave që shkoi në Azerbajxhan dhe të ardhmes së tyre, përfshi edhe lakimin emrave të tyre në shumë afera korruptive dhe kriminale. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, analisti Çupi theksoi se dëshmia e Dumanit se Meta ka gisht në vrasjen e vëllait të ish-deputetit të PS ka të vërteta brenda saj që duhet të merren në konsideratë nga autoritetet e veçanërisht ato ligjzbatuese, ndërsa shtoi se presidenti në ikje me elemimin e vëllait të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, mori hak për Monika Kryemadhin. Sipas tij, Meta bashkë me Berishën janë gati t’i vënë zjarrin Shqipërisë me ndihmën e rusëve dhe vendeve jo mike me SHBA-BE. Nga ana tjetër, zoti Çupi u shpreh se presidenti Meta ish-kryeministri Berisha shkuan në Azerbajxhan për të përgatitur terrin për azil në një vend që nuk kontrollohet nga SHBA, ndërsa mes të tjerash theksoi se kjo dyshe e korruptuar deri në dhëmbë është pjesë krimit azer që urdhëroi vrasjen e bankierit Artan Santo.

-Presidenti Ilir Meta dhe Sali Berisha kane qene këtë jave ne Baku, Azerbajxhan. Çfarë e bën bashke këtë dyshe?

Ilir Meta dhe Sali Berisha janë së bashku si akt, si natyrë, si formim, si e kaluar, si komitë. Pse ‘komitë’ e pak nga të gjitha? Berishën e sollën në krye agjenturat e huaja më keqdashëse kundër shqiptarëve. Dha direktivën për të shkatërruar vendin, gjithçka ishte ndërtuar deri në vitin 1990. U krye kjo! Pastaj Berishës i duhej edhe pala tjetër, dmth PS, që të mos linte pemë të rritej ne këtë vend. Burgosi Fatos Nanon dhe gjeti Ilir Metën si ‘ kalë Trojë’. Iliri u bë i dyti në çift. Të dy së bashku kryen aktin, krijuan natyrën banditë të shtetit, manifestuan formimin si vulg, sollën të kaluarën si model, dhe mposhten qytetarinë njësoj siç bëjnë komitet. Në Baku më duken si anëtarë të ‘Mërgatës së Qyqeve’ që bëjnë plane si të hidhen me parashutë kundër Shqipërisë moderne. Presin urdhërin kur të sulmojnë Shqipërinë, si akt të fundit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

-Ju pak kohë më parë keni hedhur idenë se ne rast se rrezikon nga drejtësia, Meta dhe Berisha i kanë sytë nga vendet e Lindjes, si Rusia apo Azerbajxhani se fundmi meqenëse vizita e tyre e fundit ka qene pikërisht në këtë vend të vogël. Sa ekziston mundësia që Berisha dhe Meta të kërkojnë azil në një nga vendet e Lindjes?

Kjo që bënë të dy (presidenti dhe ish presidenti) me udhëtimin në Azerbajxhan, në fjalorin ushtarak quhet ‘rikonicion’, dmth njohje e terrenit para betejës. Këta po bëhen gati për betejën e fundit. Berisha dhe Meta ndodhen para disa opsioneve:

  1. Të vazhdojnë rezistencën në Shqipëri kundër Drejtësisë dhe kundër Amerikës, siç edhe e ka nisur Berisha me Metën në ‘background’ ? Pritet që Meta të lirohet shpejt nga presidenca dhe forca e rezistencës rritet- sipas planeve të tyre?
  2. Të nisin grumbullime të aktivistëve anti-amerikanë dhe luftëtarëve të FARK dhe mbetjeve të tjera terroriste që i kanë me vete? Me këta mund të nisin operacione dhune e vrasjesh si dhe të sulmojnë ambasadën amerikane. Por në këtë projekt kanë disa dilema. Dilema kryesore është sjellja e faktorëve të tretë, siç është Rusia etj. Këta ende nuk janë të sigurt se në Ballkan po fiton influenca ruse.
  3. Të dorëzohen para Drejtësisë? Këtë nuk e pranojnë. Megjithëse mund të ndodhë që Berisha të dorëzojë dhëndrin dhe Meta të dorëzojë Monikën dhe të shpëtojnë pjesën tjetër- sipas planeve të tyre.
  4. Të kërkojnë strehim politik në Lindje? Pozita më e mirë për azil është Azerbajxhani. Një shtet në gji të Rusisë dhe jashtë kontrollit amerikan. Por mbi të gjitha, një vend ku kanë zhvilluar afera të mëdha me naftën dhe gazin. Të dy janë të përfshirë në krimin ‘azer’ . Prej asaj afere erdhi edhe vrasja e bankierit Santo, që shënon pikën kulmore të krimit shtetëror të kohës. Por edhe për këtë pritet reagimi i Moskës, ose më mirë: Si do të shkojnë punët në Ukrainë dhe influencat lindore në Ballkan. Sali Berisha dhe Ilir Meta do ta ngulin thikën pas shpinës së Drejtësisë dhe Amerikës në kohën kur të ndihen më të sigurt.

-Presidenti në ikje Ilir Meta ka zhvilluar javën që shkoi një vizitë në SHBA, ku ra në sy fakti se ai nuk u prit nga asnjë zyrtar i larte amerikan. Keni nje koment?

Në këtë jetë, as Ilir Meta as Sali Berisha nuk priten më nga zyrtarë të shtetit amerikan. Në jetën tjetër- edhe mundet. Për Amerikën dhe Perëndimin, Meta dhe Berisha mbeten armiqtë e Reformës në Drejtësi, hienat e popullit shqiptar që është aleat i Amerikës, luftëtarët konkretë kundër Amerikës, armiq të demokracisë, bashkëpunëtorë të terrorizmit, të korruptuarit më të mëdhenj të kontinentit. Ditën kur Amerika do të ‘paqëtohet’ me këta dy përbindësha, atëherë ne do të duket sikur na vjen gjynah për dekompozimin e tyre.

-Duket sikur Ilir Meta ka bërë një armëpushim me amerikanet, pasi kohet e fundit nuk i ka sulmuar, madje edhe me ambasadoren Kim është shfaqur miqësor. Si ju duket kjo qasje e re e Metës?

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, çdo përfaqësues i Shteteve të Bashkuara, respekton protokollin e shtetit. Kjo sjellje është e shenjtë. Nuk mund të ndodhë që mes ministrave të Jashtëm, Kim të mos i japë dorën ilir Metës, aq më shumë që sot është president. Amerika nuk vepron si inatçore, të merremi vesh. Këta të dy, që në fakt duken si gangsterë nga fshati, e mendojnë Amerikën si gangsterë. Por nuk është kështu. Jam i sigurt se as Kim, as BE, ditën kur Meta do të jetë në qeli, askush prej tyre nuk do t’i çojë cigare. Këtu shikohet miqësia, jo në protokollin shtetëror.

-Një nga të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani, sipas gazetarit Artan Hoxha, ka deklaruar se Ilir Meta ka paguar dhe urdhëruar vrasjen e vëllait te ish-deputetit të PS, Arben Ndoka në Lezhë në vitin 2017. Keni nje koment?

Me këtë pyetje më sillni në mendje një sërë etydesh me skemat e krimit. Jam edhe jurist në profesion dhe me vijnë pamjet e kriminelëve që kthehen në vendin e krimit. Ne si komb themi se “Gjaku nuk shkon hupë”, dmth nuk humb gjaku. Ndërsa në kriminalistikë thuhet se ‘ krimineli kthehet në vendin e krimit”. Edhe rasti i Dumanit është pikërisht ky, e sjell Metën dhe Monikën në vendin e krimit. Unë e kam para syve atë natë qershori 2013 kur në mesnatë Ilir Meta u nis drejt Lezhës për të marrë hakun e gruas. Kandidati tjetër, Ben Noka e kishte kërcënuar- u tha. Në vend të Nokës, atë natë u vra një tjetër, Gjon Gjoni në Laç… Ja pra si lidhet zinxhiri i gjakut. Në vend të Benit, më vonë u vra vëllai i tij. Dumanin mos e merrni si një djall, është një njeri që bën biznesin e vrasjeve me porosi. I madhi e porositi të bëjë një punë që është vrasja. Kaq është. Por ‘gjaku nuk shkon hupë’.

-Pse kudo ku ka vrasje, korrupsion dhe afera në Shqipëri e jovetëm, del emri i Ilir Metës, madje edhe Sali Berishës. Keni nje koment?

Po jetojmë fundin e një epoke të tmerrshme: Po shkojnë gangsterët e pushtetit të vjetër, po shkojnë vrasësit. A shikoni, ka mbetur fjalori ‘vret e vrasës’ vetëm te dy njerëz, Berisha e Meta. Nuk ka asnjë komb tjetër në botën e qytetëruar ku lideri është edhe vrasës. Këta kanë vrarë njerëz, e prapë na dalin para syve. E kuptoni sa keq ishim. Tani kemi aleat të vërtetë Amerikën që po na shpëton, ndryshe nuk do të shpëtonim kurrë. Kemi fat që më në fund e identifikuam kancerin e gjithë Shqipërisë, ky quhet Ilir dhe Sali. Është puna jonë të mbyllim dyert e dritaret dhe të lëmë jashtë kriminelët.

 

Etiketa: Artan SantodeputetiekzekutoiFrrok ÇupiPSvellaivrasja

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
“U thirra nga pengmarrësi”, Noka pas deklaratës në prokurori: Të hetohen Spartak Braho e Sokol Bizhga

Mungesa e protestave të PD-së, Noka: Partia është në një moment të rëndësishëm të jetës së saj

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com