Shqipëria dhe Kosova kanë media pjesërisht të lira. Ky është konkluzioni i raportit të “Freedom House”. Në Ballkan, si shtete ku mediat janë të lira konsiderohen Kroacia dhe Serbia.
Ndërsa në nivel global, raporti mbi lirinë e shtypit ngre alarmin se pas medias traidicionale, në shënjestër të liderëve që duan të kontrollojnë gjithçka janë vënë rrjetet sociale.
“Udhëheqësit populistë sot paraqesin një sfidë të re dhe në rritje për lirinë e shprehjes në shoqëritë e hapura dhe ndërhyrja nga Rusia dhe Kina e ka shtuar kërcënimin. Sulmi ndaj lirisë së shtypit është një sulm kundër një institucioni thelbësor të demokracisë. Udhëheqësit e zgjedhur që përpiqen të diskreditojnë raportimin faktik dhe kritik po dëmtojnë llogaridhënien demokratike dhe debatin e arsyeshëm politik”, deklaroi Michael J. Abramowitz, President i “Freedom House”.