Një aksident i rëndë është shënuar ditën e stome në Lezhë. Burime bëjnë me dije se një autoambulancë me të sëmurë është goditur nga pas nga një automjet foristradë.
Ngjarja ka ndodhur në superstradën Shkodër-Lezhë, në hyrje të qytetit të Lezhës.
Nga përplasja fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë mos respektimi i sinjalistikave rrugore dhe manovrat e shpejtësisë, ndërsa policia nuk ka qenë në patrullë për të parandaluar ngjarjen.
Pritet të zbardhen detaje pas hetimeve të policisë në vendin e ngjarjes.