Pas pak çastesh në “Loro Boriçi” Shqipëria luan sfidën e fundit të eliminatoreve të Kupës së Botës kundër Italisë. Një ndeshje që shumë tifozë shqiptarë e kanë pritur me padurim pasi është e parë herë që “axurrët” vijnë në vendin tonë. Pas takimit të parë të luajtur në Bergamo ku italianët fituan me rezultatin 2-0, sonte, duke shtuar edhe urinë e trajnerit Panucci që kërkon të afirmohet si trajner para popullit të vet, kuqezinjtë do të kërkojnë të konkretizojnë të gjithë festën me një fitore historike.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Agolli, Basha, Memushaj, Sadiku, Mavraj, Grezda, Kaçe, Roshi,
Italia: Buffon, Chielini, Darmian, Candreva, Spinazzola, Galiardini, Isigne, Imobile, Eder, Parolo, Bonucci