“Forcimi i vendimeve në Gjykatë”, Presidenti Meta mesazh Kuvendit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Forcimi i vendimeve në Gjykatë”, Presidenti Meta mesazh Kuvendit

18:00 | 26/10/2017
në Shqiperi
0

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në Konferencën ndërkombëtare “Forcimi i vendimeve në Gjykatë”, ku në fjalën e tij tha se është me rëndësi që sistemi i drejtësisë të jetë funksional.

Meta tha se investitorët e huaj, që në hapin e parë të tyre kërkojnë të sigurohen për sistemin fiskal dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë.

“Autoritetet franceze në vijimësi kanë asistuar institucionet tona duke na ofruar modelet më të mira sesi të përmirësojmë qeverisjen e vendit. Një sistem drejtësie që funksionon normalisht në të gjitha hallkat e tij, pa diskutim që sjell si rezultat një drejtësi funksionale që konsolidon në vijimësi sigurinë juridike të shtetasve, normalisht edhe të biznesit dhe sipërmarrjes në një vend. Një drejtësi funksionale është ajo ku vendimi i gjykatës ekzekutohet dhe nuk diskutohet.

Është detyrë primare e organizmave shtetërorë që të ndërmarrin gjithë veprimet për t’iu ofruar qytetarëve sigurinë juridike, e cila garantohet duke krijuar një sistem ligjor të shëndoshë, dhe nga ana tjetër duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike, ku një prej të cilëve është edhe shërbimi përmbarimor. Zhvillimi ekonomik i një vendi është i lidhur ngushtë me cilësinë e sistemit të drejtësisë së tij, sepse nëse ky sistem garanton mbrojtjen dhe ekzekutimin e të drejtave, atëherë kjo klimë pozitive do të nxisë iniciativa dhe sipërmarrës të rinj për t’u bërë pjesë e kësaj klime.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Asnjë investitor i huaj nuk do të dëshironte që të zhvillonte aktivitetin e tij, për më tepër të investonte në një vend të pasigurt ku drejtësia shtrembërohet apo vendimi i gjykatës injorohet dhe nuk ekzekutohet. Çdo sipërmarrës që shfaq interes për Shqipërinë, shfaq interes së pari për sistemin fiskal dhe për mënyrën sesi drejtësia funksionon, pasi dëshiron që të ketë të qartë se cila është politika mbështetëse shtetërore dhe cila është cilësia e shërbimit në sistemin gjyqësor”, u shpreh Presidenti Meta.

 

Etiketa: Forcimi i vendimeve në GjykatëIlir MetaKuvendPresidenti

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Veliaj: Tirana e hapur për biznes zonë të lirë ekonomike në Kashar

Veliaj: Tirana e hapur për biznes zonë të lirë ekonomike në Kashar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –

08:49 | 28/04/2026
Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

08:33 | 28/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 28 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:29 | 28/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –

07:45 | 28/04/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –

07:37 | 28/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –
  • Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –
  • Këmbimi valutor 28 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –
  • Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com