Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një komunikim për gazetarët pas vendimit të Gjykatës, është shprehur se vendimi ndaj tij është absurd.
Ai shprehet se nuk kishte prova të mjaftueshme për akuzat e ngritura ndaj tij.
“Dëgjo më rezervoni të drejtën ta përtyp këtë estradë. Mesa kuptova gjykata më tha që nuk jam kriminel, nuk jam trafikant, po meqë ca kushërinj kanë përdorur emrin tim unë kam shpërdoruar detyrën. As nuk qesh dhe as nuk qaj dot. Nesër ju ftoj të ndajmë ca mendime, më vjen keq që siu përgjigjem dot më shumë sesa kaq. Mu duk sikur thanë ma vjen keq je i pafajshëm po skemi këllqe ta themi këtë.
Dy vjet jam hetuar për grup kriminal, ndërsa sot gjykata thotë që se ke bërë dhe këtë. Zoti ju ruajtë dhe juve, se mos kanë bërë kushërinjtë tuaj ndonjë gjë”, është shprehur Tahiri.
Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –
Pas angazhimeve me Kombëtaren, futbollistët shqiptarë janë rikthyer te klubet e tyre duke dhënë sinjale pozitive në kampionatet ku aktivizohen....








