Fleckenstein: Opozita gjithmonë frikë nga zgjedhjet

Duhet të lëçisni

Nëna e Ronaldos flet për të ardhmen e yllit portugez: Do të luajë edhe 3 vite të tjera…

Nëna e Cristiano Ronaldos, Maria Dolores beson se djali i saj mund të luajë në nivelin më të lartë të futbollit edhe për disa...

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Ndërron jetë 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën...

Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të...

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka deklaruar se opozita e ka gjithmonë një frikë të tillë para zgjedhjeve, ndaj ka shprehur domosdoshmërinë për të takuar përfaqësues të saj këto ditë në Tiranë.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Fleckenstein ka thënë se zgjedhjet e qershorit janë moment kyç për hapjen e bisedimeve.

Zoti Fleckenstein, cili është qëllimi i vizitës suaj sot në Tiranë?

Knut Fleckenstein: Qëllimi është i trefishtë, së pari Parlamenti Europian sapo ka miratuar raportin e përgatitur prej meje. Për mua është e rëndësishme të flas me të gjithë aktorët aty, si shoqërinë civile ashtu edhe në politikë për të diskutuar për ato që thotë parlamenti. Këtë e pason qëllimi i dytë, natyrisht zbatimi konkret i reformës në drejtësi, kaq e rëndësishme për vendin, me qëllim që në vjeshtë të fillojmë, me shpresë, bisedimet e anëtarësimit. E treta, lidhet me pritshmëritë tona lidhur me zgjedhjet, e në këtë kontekst do të kem me vete edhe rekomandimet e ODHIR-it.

Pas raportit tuaj duken se shanset janë shumë të mira…apo priten edhe zgjedhjet…

Po qe se fillohet me zbatimin e reformës në drejtësi, pra nëse vihet në lëvizje procesi i vetting-ut, shanset janë, sepse gati të gjitha fraksionet në parlament e kanë mirëpranuar se qeveria shqiptare dhe parlamenti kanë bërë shumë kohë e fundit për t’u zhvilluar në drejtim të Bashkimit Europian.

… por opozita në Shqipëri nuk e sheh kështu gjendjen. Të shtunën filluan protestat e opozitës që kërkojnë largimin e Ramës dhe qeveri teknike. Si i shikoni këto protesta. Opozita duket se nuk ka aspak besim tek kjo qeveri për zgjedhje të lira…

Opozita e ka gjithmonë një frikë të tillë para zgjedhjeve. Se sa realiste është kjo, për këtë dua të krijoj një përshtypje, kur të jem këto ditë në Shqipëri. Sigurisht do të takoj edhe përfaqësues të opozitës.

Palët politike nuk e gjetën gjuhën e duhur për reformën zgjedhore para zgjedhjeve. Problemet e zgjedhjeve e kanë shoqëruar demokracinë në Shqipëri gjithmonë, por kësaj here opozita ngre shqetësim të madh blerjen e votave, sipas saj me paratë e drogës dhe krimit. Këto janë akuza shumë të rënda…

Po, por kjo akuzë duhet të provohet fillimisht, e është gjithmonë e vështirë ta bësh këtë para zgjedhjeve. Por, të gjithë ata që marrin pjesë në këto zgjedhje duhet ta dinë që, nëse këto zgjedhje nuk zhvillohen me korrektesë, atëherë do të ketë një problem për hapjen e negociatave me BE-në. Prandaj, do të varet shumë nga ajo se sa palët në zgjedhje do t’i respektojnë rregullat e lojës që njihen në Europë për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ky pretendim është i vjetër sa demokracia në Shqipëri, të dyja palët thonë duam zgjedhje të lira, të dyja akuzojnë njëra-tjetrën se nuk i respektojnë rregullat e lojës, se kanë bërë manipulime…

Po, e vërtetë, por duhet të themi se me kalimin e viteve ka pasur përmirësime, kësaj here është shumë e rëndësishme, prandaj do të dërgohen edhe shumë vëzhgues zgjedhorë nga vetë vendi, por edhe vëzhgues të huaj, të cilët do të ndjekin me shumë  kujdes se çfarë do të ndodhë para zgjedhjeve e në ditën e zgjedhjeve.

Pra, vlerësimi i zgjedhjeve është moment vendimtar

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Nëna e Ronaldos flet për të ardhmen e yllit portugez: Do të luajë edhe 3 vite të tjera…

Nëna e Cristiano Ronaldos, Maria Dolores beson se djali i saj mund të luajë në nivelin më të lartë të futbollit edhe për disa...

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Ndërron jetë 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën...

Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të...

9 raste të reja në Kosovë, asnjë viktimë nga Covid në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 9 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë...