Fjala e Shpëtim Idrizit në Këshillin e Europës në vitin 2010, i vetmi deputet i asaj kohe që doli kundër raportit të Dick Marty – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fjala e Shpëtim Idrizit në Këshillin e Europës në vitin 2010, i vetmi deputet i asaj kohe që doli kundër raportit të Dick Marty

17:25 | 07/11/2020
në Kryesore
0
Kryetari i PDIU, Shpetim Idrizi, duke folur gjate Keshillit Kombetar te Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, ku deklaroi se forca politike qe ai perfaqeson do te kerkoje ngritjen e nje komisioni te posacem parlamentar per te zbardhur ngjarjen e qershorit 1944 ne krahinen e Camerise, si dhe regjistrimin e te zhdukurve e te vrareve gjate gjenocidit grek./r/n/r/nLeader of PDIU, Shpetim Idrizi, speaks during the National Council of the Party for Justice, Integration and Unity.

Fjala e plotë e z. Shpëtim Idrizi:

I nderuar Kryetar i seancës!

Do të dëshiroja shumë që beteja ime e parë politike, këtu të ishte për liritë dhe të drejtat e njeriut në Evropë, për të cilat kam luftuar si student në 1990, duke rrëzuar një nga diktaturat më të egra komuniste të kontinentit.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Mjerisht, sot duhet të merrem me diçka tjetër!

Z. Reporter, i nisur nga indiciet e një libri, me iniciativë ruse, me ndihmën e Serbisë, i etur për publicitet, tenton pa asnjë provë nëpërmjet një raporti, të vendosë në bankën e akuzës: Bashkimin Europian, SHBA, Kosovën, Shqipërinë, Hashim Thaçin dhe UÇK-në!

Bernd Posselt, deputet i Parlamentit Europian, e quan Z.Marty demagog, njeri që keqpërdor postin e tij, duke ngritur akuza pa prova!

Denis MacShane, ish-sekretari britanik për Evropën thotë se “që nga koha e diktatorit kamboxhian Pol Pot, nuk janë bërë deklarata kaq sensacionale për një lider në detyrë si Thaçi”.

Të Nderuar Kolegë!

Nëse unë i fshehur pas imunitetit tim do bëja si zoti Marti me romanin e tij, do të mund t’i thoja se:

Tre dëshmitarë, që kanë frikë të identifikohen, më kanë njoftuar se ai ka marrë para nga Serbia.

Por unë s’jam Dik Marti dhe z. Reporter nuk eshte Dan Brown, ndaj do të them diçka më të arsyeshme!:

A thua ju z. Reporter i besoni naivisht tregimet e gazetës serbe Kurir, që në 2006, akuzonte dhe të nderuarin Kushner se kishte marrë pjesë në trafikun e organeve? E që NATO-n u paskësh ofruar baza?

Në raportin tuaj , nuk ka të paktën një emër të vdekuri që i kanë marrë organet!

Mirë dëshmitarët e gjallë që kanë frikë, po të vdekurit pse mungojnë në raportin tuaj?

Këtu dua t’i them Z.Reporter: Lexoni intervistën e kirurgëve zviceranë, apo Goran Kronjës, shef i departamentit të transplanteve të spitalit ushtarak të Beogradit, në revistën serbe Svjedok, të janarit 2011, i cili thote:

“Nëse doni të turpëroni dikë në Prishtinë, gjeni diçka tjetër dhe mos shpikni se në malet e Shqipërisë e Kosovës mund të bëhen transplante,”

Organet nuk janë një flash drive, që mund të futen nga një trup në një tjetër.

Të nderuar kolegë,

Historia është e mbushur plot me përmbysje të të vërtetave, prej shteteve me kapacitete propagandistike të mëdha në rrafsh botëror.

Xhelatët falë kësaj teknologjie tentojne të barazohen me viktimat. Madje janë ndërruar rolet.

Në ndërrmarjen e z.Reporter, që i ka kushtuar dy vjet e gjysmë kohë dhe para KE-së, ka diçka të ngjashme. Unë kam një eksperiencë personale që më bind për këtë.

Unë i përkas popullsisë çame, viktimë e genocidit dhe spastrimit Etnik, në fund të Luftës së dytë botërore, kur s’kishte as CNN, as Këshill Evrope, që të dokumentonte gjithë krimet.

E vërteta e atij genocidi mbi çamët, hebrenjtë e Greqisë, që unë dhe familja ime e dimë mirë, asnjëherë s’është mësuar nga bota.

Unë jam shume i ndjeshëm se, në atë kalvar Biblik kam pasur tim gjysh dhe babain tim 2-vjecar, që nuk e panë më kurrë vendin ku kishin lindur.

Të nderuar Kolegë!

Serbia e Miloshevicit ka përdorur furrat e fabrikave për të zhdukur kufomat nga frika e ndëshkimit ndërkombëtar, ndërsa sot paraqet shqiptarët si xhelatë!

Dua t’u kujtoj se, Kosova prej vitit 1999 është vendi më i monitoruar ndërkombëtarisht prej Nato-s, EULEX-it etj., ndaj një pjesë e krimeve që thotë i nderuari reporter thjesht s’mund të ndodhin.

Të nderuar Kolegë!

Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës duan hetime dhe janë shprehur zyrtarisht për këtë .

Kjo Projekt–Rezolutë nuk shton asgjë, ngjan e padobishme.

Bota sot e ka kuadrin legal për të bërë hetime në Kosovë dhe Shqipëri.

Ajo duhet të ketë vetëm një nen: të kryhen hetime dhe reporteri të paraqesë prova në public dhe Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Europës.

Për të plotësuar mungesën e tyre këtu, popullsia e Kosovës ka dërguar, pranë Këshillit të Europës, një peticion, të firmosur nga më shumë se 260.000 njerëz, që besojnë tek ne dhe demokracia.

Unë i kërkoj kësaj salle të nderuar të hedhë poshtë projekt–rezolutën.Ajo nuk ndihmon në përmiresimin e mardhënieve midis Shqiptarëve të Kosovës dhe Serbëve, por i përkeqëson ato.

Këshilli i Evropës nëpërmjet projektrezolutës urdhëron EULEX-in, trupën më të specializuar europiane, dmth urdhëron BE-në të bëjë hetime, ndërsa hetimet për akuzat e tij janë në vazhdim e sipër, pas atyre që janë bërë prej UNMIK, Gjykatës së Hagës, pa rezultat.

Etiketa: Dick MartyevropeKëshilli i EuropësRaportiShpetim Idriziviti 2010

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Dy të dyshuar me koronavirus paraqiten në Spitalin Infektiv

8 të vdekur nga koronavirusi, gati 500 raste të reja për 24 orët e fundit

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com