Finalja e “Conference League”/ Presidenti i federatës holandeze të futbollit, letër falënderuese Dukës

0
108

Mbresat për organizimin e finales së Conference League janë shumë të mira për holandezët, duke qenë se skuadra e tyre Feyenoord luajti kundër Romës. Së fundmi presidenti i federatës holandeze Just Spee ka dërguar një letër falenderimi në emër të të gjithë sportdashësve holandezë ku thotë se kanë mbetur me përshtypje mjaft pozitive, ndërsa falenderon Tiranën për mikëpritjen. Mbresat për organizimin e finales së Conference League janë shumë të mira për holandezët, pas ndeshje të luajtur nga skuadra tyre Feyenoord luajti kundër Romës.

“Më pëlqeu shumë vizita ime në Shqipëri. Ishte një nder të shijoja mikpritjen në Tiranë dhe të isha dëshmitar i organizimit mbresëlënës që ofruat. E kuptoj pse kjo ngjarje kishte shumë rëndësi për ju dhe vendin tuaj: ky event me të vërtetë e vendosi Tiranën dhe Shqipërinë në hartë. Ju duhet të ndiheni vërtetë krenarë për Federatën dhe institucionet tuaja. Unë flas në emër të tifozëve dhe publikut holandez kur them se Shqipëria ka lënë një përshtypje mjaft të mirë. Tifozët e Feyenoord-it që vizituan Shqipërinë raportuan për ndërveprimin e madh me banorët vendas, mirë-organizimin e pikave të takimit për tifozët në qendër të Tiranës dhe një atmosferë fantastike brenda stadiumit. “Rruga drejt Tiranës” ishte kthyer tashmë në një fenomen për tifozët e Feyenoord dhe vetë Tirana e përmbushi plotësisht pritshmërinë. Edhe një herë, dëshiroj t’ju falënderoj për mikpritjen që më rezervuat mua dhe bashkatdhetarëve të mi holandezë dhe t’ju përgëzoj për një organizimin e një ngjarjeje të paharrueshme. Ju e keni kthyer finalen e parë të UEFA Conference League në një event historik” – thuhet në letrën e presidentit të federatës holandeze.