Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka njoftuar për “ndarjen” nga aleati shumëvjeçar i shtetit të tij, SHBA.
“Unë njoftoj për ndarjen time nga SHBA-të. Amerika tashmë ka humbur. Mund të shkoj te presidenti rus, Vladimir Putin dhe ti tregoj atij se jemi tre shtete kundër botës-Kina, Filipinet dhe Rusia”-ka thënë Duterte në Pekin, pas takimit me presidentin e Kinës, Xi Jinping.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Malina ka kërkuar ndryshime në marrëdhëniet e saj me Uashingtonin duke zvogëluar kështu kërcënimin e Dutertes.