Policia e Fierit ka sekuestruar një sasi prej 42.5 kg kanabis si dhe arrestuar poseduesin e drogës.
Gjatë operacionit antidrogë të koduar “Levani”, në pranga ka rënë shtetasi Ilia Papajani, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Policia sqaron se arrestimi këtij shtetasi u bë në hyrje të autostradës Levan-Tepelenë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar mjetit tip “Touareg” me targa AA 789 JI, në bagazh, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 42.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e ndarë në 10 pako.