Pasi festuan të shfrenuar me drogë, seks dhe prostituta nga Europa në rërën e bardhë të ishujve ekzotikë, si dhe shkrepën selfie me këngëtarë të famshëm “reggaeton”, fëmijët e miliarderëve të Venezuelës morën lajmin tronditës; janë infektuar me koronavirus.
Në shtetin e kapur prej kohësh nga kriza ekonomike, me nivelin e varfërisë në skamje që rritet me shifra rekord, fëmijët e miliarderëve, të korruptuarve dhe liderave të politikës, bëjnë jetën e luskit pa punuar asnjë ditë duke shpenzuar miliona.
Ata ndodheshin në një festë orgji në arqipelagun Los Roques, kur u infektuan me virusin vdekjeprurrës. Lajmin e ka pranuar edhe presidenti i regjimit që nuk njihet tashmë nga SHBA, diktatori Nikolas Maduro.