Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Fëmijë që mbledhin krom, Ardit Gjoklaj vdiq në Sharrë, a po i bëjmë mirë detyrat?

Nga Media 0

Nga Albana Vokshi – Grupi Parlamentar  “Miqtë e Fëmijëve

Të nderuar miq të fëmijëve,

Së pari, më lejoni të falendëroj UNICEF dhe CRCA për të gjithë mbështetjen që kanë dhënë në legjislaturën e kaluar në mbështetje të këtij grupi, dhe shpresoj shumë që në këtë legjislaturë të vijojmë punën e mirë të bërë deri tani e pse jo, ta çojmë atë më përpara.

Disa ditë më parë, në reportazhin e emisionit italian “Le iene” u tregua historia e fëmijëve të vegjël në Bulqizë, të cilët mblidhnin krom që e shisnin për 10 lekë kilogramin…?!

Dje në mediat sociale qarkulloi fotografia e një të mituri me një kovë në shpinë të mbushur me qymyr…

Afro një vit më parë Ardit Gjoklaj, 17 vjeç humbi jetën në landfillin e Sharrës në Tiranë në kushte skandaloze, për të siguruar të ardhura për të blerë librat e shkollës dhe për të ndihmuar familjen. Ashtu si Arditi i ndjerë, shfrytëzoheshin në punë të rënda edhe dhjetra fëmijë të tjerë, disa prej tyre ende pa mbushur 10 vjeç. . .

Ndërkohë shumë bashkëmoshatarë të tyre detyroheshin të punonin në fushat me kanabis bashkë me prindërit…

Një foto, një histori, disa statistika,… pjesë të një mozaiku me ngjyra të trishta që duhet të na bëjë sot të gjithëve ne që jemi në këtë takim, por edhe ata politikanë që nuk gjenden këtu, të reflektojmë !

Sot, jo vetëm politika, por edhe shoqëria civile, akademia, sektori privat.. duhet të kthejmë kokën pas e t’i bëjmë pyetjen vetes: a kemi bërë të gjithë mjaftueshëm në aspektin përsonal, por më shumë në funksionin publik tonin për fëmijët shqiptarë??? A mund t’i kishim bërë detyrat tona më mirë dhe ndryshe që të rrisnim fëmijë të lumtur dhe që në Shqipëri të mos kishte më histori si e fëmijëve të landfilleve, qymyrit dhe kromit…

Dy vjet më parë, shoqëria civile dha alarmin që 100 mijë fëmijë nuk ushqeheshin mirë. Raporti theksonte se ata nuk arrinin të hanin 3 vakte të plota në ditë. Banka Botërore në raportin e saj të fundit deklaroi se në Shqipëri janë 180 mijë familje në varfëri ekstreme. Mendoni pak, 180.000 familje! 2 fëmijë mesatarisht për familje…pra sot 360.000 fëmijë jetojnë në varfëri ekstreme.

Ministria e Çështjeve Sociale, para rreth një viti, në një studim të bërë me partnerë ndërkombëtarë theksonte me shqetësim faktin se ishte rritur numri i fëmijëve viktima të dhunës në familje. Në 80 përqind të rasteve sipas anketimeve, fëmijët e dhunuar vinin nga familje me probleme ekonomike e sociale.

Sipas Eurostat në dy vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar mbi 26 mijë fëmijë.

Referuar të njëtave burime, fëmijët shqiptarë përbëjnë numrin më të madh të emigrantëve në moshë të mitur.

Në disa vende të Evropës, numri më i madh i fëmijëve të trafikuar është përsëri nga Shqipëria.

Në Angli, sipas BBC World Service, numri më i madh i vajzave të trafikuara, janë po ashtu nga Shqipëria.

Qindra vajza të trafikuara nga Shqipëria në një vit, aq sa mund të ketë një qytet me dendësi të vogël popullësie. Ky është një problem që nuk është ngritur pothuajse asnjëherë në Parlament, sepse në legjislaturën e kaluar, trafikantët e qënieve njerëzore ishin deputetë.

Këto dhe histori të tjera të trishta na bindin që NE nuk kemi bërë sa duhet për fëmijët!!!

Jam e keqardhur që buxheti i 2018, të cilin ë kemi diskutuar shumë gjatë në Komisionet parlamentare dhe në Seancën e fundit parlamentare, nuk siguron fonde mjaftueshëm që familjet të dalin nga varfëria e fëmijët të mos detyrohen të emigrojnë… Buxheti 2018 nuk siguron mjaftueshëm fonde për mirëedukimin dhe mirërritjen e fëmijëve shqiptarë.

Shoh në sallë politikanë, përfaqësues institucionesh, aktivistë për të Drejtat e Fëmijëve, por nuk shoh të jenë thirrur prindër që të tregojnë, sesa burokraci i duhet të kapërcejnë për të siguruar jetesën dhe shkollimin e fëmijëve të tyre…

Do sugjeroja që mësues të ftohen në takimet e këtij Grupimi, për të treguar të vërtetën e më shumë se 100 mijë fëmijëve që ndjekin shkollën të kequshqyer…dhe të 64 mijë fëmijëve që (sipas UNICEF) kanë braktisur shkollën dhe janë në situatë rruge. Mësuesit dinë edhe numrin e nxënësve që lënë shkollën për arsye emigrimi ekonomik.

Me mësuesit mund të diskutojmë për gjimnazet janë plot me të rinj që mendojnë të largohen nga vendi të pashpresë sepse jetojnë në një realitet trishtues të një pabarazie sociale… e ne duhet tjau kthejmë këtë shpresë!! Shkollat e dinë sesi tragjikisht është rritur numri i përdoruesve të drogës. Në këtë tregues të tmerrshëm janë futur edhe fëmijët 12 vjeç… shifrat janë alarmante!!! Sipas Raportimit të fundit të UN, Shqipëria është në vendin e parë në botë për përdorues të drogërave të forta, 2.5% pjesa më e madhe të rinj. Fëmijëst sot bërtasin që ne të gjithë të ndalim këtë fenomen. Nesër fëmijët tanë mund të kenë qasje në drogëra të lehta apo të forta!!! Mendoni si po heshtim dhe lejojmë të shkatërrohet fëmijëria e tyre…, por në fakt kemi shkatërruar të ardhmen e gjithsecilit prej nesh..

Shoh me kënaqësi që prezen në këtë takim është Ministrja e Drejtësisë, por do sugjeroja që të gjitha zonjat Ministre, sidomos Ministrja e Arsimit dhe Shëndetësisë e Cështjeve Sociale të jenë anëtare dhe pjesë e këtij grupimi. Nuk mjafton vetëm të miratojmë ligje të mira, e rëndësihme është që ato të implementohen ashtu si duhet.

Ky takim organizohet në prag të 20 Nëntorit- ditës së Deklaratës dhe Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve të cilën Shqipëria e ratifikoi në 1999.

Por në 18 vjet nga ratifikimi i kësaj konvente nuk mundëm t’ju sigurojmë fëmijëve shqiptarë të njëjtat të drejta si bashkëmoshatarët e tyre në Evropë!

Një pjesë e fëmijëve shqiptarë nuk i njohin të drejtat e tyre, sepse janë rritur para kohe për të ndihmuar prindërit.

Sot, është dita për t’ju kërkuar falje fëmijëve që provuan emigracionin për shkak të politikave jo sociale të qeverisë.

Sot është dita që të gjithë të shkojmë përtej retorikës politike e të punojmë së bashku për një jetë më të mirë e mirëqenie për fëmijët shqiptarë.

Sot është dita që të reflektojmë e të iniciojmë hapa konkretë në këtë drejtim.

Unë personalisht në emër të PD kam depozituar dy nisma:

Nismën ligjorë për tekstet falas për fëmijët e arsimit të detyrueshëm fillor nga klasa e parë deri në klasën e 9-të. Fëmijët nuk duhen diskriminuar. Nuk duhet Qeveria të sigurojë tekste falas vetëm për fëmijët e klasave nga 1 deri në 4, por të gjithë fëmijët në arsimit e detyrueshëm duhet të trajtohen njësoj. Ftoj maxhorancën të mbështesë nismën tonë ligjore, të plotë, jo të pjesshme në mënyrë që të mund të ndihmojmë sadopak familjet në nevojë.

E dyta, e lidhur gjithashtu me fëmijët, është një rezolutë për luftën kundër dhunës në familje. Një familje pa dhunë krijon kushte për mirrërritjen e fëmijëve.

Ftoj Partitë e tjera parlamentare të miratojmë këtë pr. Ligj, të miratojmë rezolutën ku janë propozuar shumë masa ligjore e administrative, ftoj edhe aktivistët e shoqërisë civile dhe institucionet arsimore të bëhen pjesë e këtyre nismave.

Le të ndërmarrim të gjithë së bashku hapa të tjerë konkretë, hapa të vegjël por që ofrojnë siguri të madhe për më të pambrojturit prej nesh, fëmijët !!!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej