Fama e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fama e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut…

10:43 | 19/01/2017
në Uncategorized
0
Monumenti i heroit kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu i mbuluar nga bora. Prej disa oresh bora ka mbuluar Tiranen, nje ngjarje e rralle kjo per kryeqytetin. I ftohti i acarte dhe temperaturat e uleta kane paralizuar normalitetin ne shume zona te Shqiperise dhe mendohet se jane bere shkak per vdekjen e 8 personave./r/n/r/nThe monument of the Albanian National hero Gjergj Kastrioti Skanderbeg covered by snow in Tirana's main square. Low temperatures, unusual for Albania, cause the death of 8 people and blocks of many the roads and highways.

Nga Ilir Seci

Më 17 Janar të vitit 1468, plot 549 vjet më parë, vdiq në Lezhë, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, (6 Maj 1405 – 17 Janar 1468)… Pa diskutim figura më e madhe e Kombit tonë, fama dhe lavdia e të cilit kanë kapercyer shekujt.

Sot, në këtë përvjetor të vdekjes së tij duhet të rikujtohet jehona që pati qëndresa e tij e lavdishme, fama që gezoi emri i tij në mbarë botën, famë që gjeti pasqyrim gjerësisht në gjithë kulturën botërore. Kjo gjë dëshmohet nga fakti se janë mbi 1500 vepra të ndryshme, të realizuara për Skënderbeun, anembanë botës si, libra, vepra muzikore, skulptura apo piktura. Të gjitha këto për Gjergj Kastriotin, figurën, me të cilën ne, shqiptarët me të drejtë duhet të krenohemi! Për Skënderbeun janë shkruar libra në të gjithë skajet e botës që nga Europa, Amerika dhe Azia e largët! Në Europë janë sa e sa autorë që e kanë trajtuar figurën e tij, duke filluar nga vepra monumentale që shkroi bashkëkohësi dhe bashkëkombasi i Skënderbeut, Marin Barleti. Shumë nga veprat për Heroin tonë janë shkruar, në kohën kur osmanët ishin në dyert e Vjenës, gjatë rrethimeve që i bënë këtij qyteti dhe nëpër Europë pati një rivlerësim të figurës së Skënderbeut si simbol i qendresës antiosmane. Figura e tij u risoll në kujtesë për të frymëzuar qëndresën europiane ndaj hordhive osmane. Nga të parët autorë që kanë shkruar për Heroin tonë Kombëtar, spikat spanjolli Luis Vélez de Guevara, me veprën tri-vëllimëshe: “Jeniçeri i Shqipërisë, (El jenízaro de Albania), “Princi Skënderbe”, (El principe Escanderbey) dhe “Princi skllav”, (El principe esclavo), shkruar mes viteve 1608 deri më 1629. Për të vazhduar më tej me italianin Giammaria Biemmi që në vitin 1742 shkroi: “Historia e Gjergj Kastriotit Skënder-Beut”, (Istoria di Giorgio Castrioto Scanderbeg-Begh).

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Janë disa vepra të shkruara nga autorët anglezë si William Havard me: “Skënderbeu, një tragjedi”, (Scanderbeg, A Tragedy) shkruar në vitin 1733, autori George Lillo me: “Heroi kristian”, (The Christian Hero), shkruar në vitin 1735 apo autori tjetër Thomas Whincop me: “Skënderbeu, ose Dashuria dhe Liria”, (Scanderbeg, Or, Love and Liberty) në 1747.

Historiani i madh anglez i shekullit XVIII, Edward Gibbon, kur flet për Skënderbeun, shkruan me vlerësim të lartë dhe me tone panegjirike. Pa folur këtu mbi portretizimin poetik qe i ka bërë Bajroni figurës së Skënderbeut te vepra “Udhëtimet e Çajld Haroldit”, (1812-1819), vargje që janë të mirënjohura, ku Bajroni plot admirim i thurr për Skënderbeun dhe kombin e tij luftëtar.

Poeti francez i shekullit XVI, Pierre de Ronsard, ka shkruar një poemë për Skënderbeun, ndërsa nga autori tjetër francez Paul Ulrich Dubuisson kemi tragjedinë “Skënderbeu”, (Tragedy – “Scanderbeg”), shkruar në vitin 1786.

Për heroin tonë kombëtar, në vitin 1756, autori kroat Andrija Kačić Miošić, ka shkruar veprën “Skënderbeg”.

Për Skënderbeun, në vitin 1718, ka kompozuar një opera, mjeshtri i madh italian, Antonio Vivaldi, të titulluar : “Scanderbeg”. Libretin e kësaj opere e ka shkruar autori Antonio Salvi. Një tjetër opera e titulluar “Scanderberg” është kompozuar nga kompozitori francez i shekullit XVIII, François Franoeur, opera që për herë të parë ishte vënë në skenë në vitin 1735. Në vitin 1855, Camille Paganel, shkroi “Historia e Skënderbeut”, (Histoire de Scanderbeg).

Në Romë ende sot e kësaj dite mban emrin e Skënderbeut pallati, ku ndejti Heroi ynë Kombëtar gjatë vizitave në Vatikan, (1466-1467), quhet “Pallati Skënderbeu”, (Palazzo Skanderbeg), dhe gjindet në Piacën Skënderbeu, (Piazza Skanderbeg), midis Fontanës së Trevit dhe Pallatit Kuirinal. Në Romë, në Piacën Shqipëria, gjindet një statujë e ngritur në nderim të Gjergj Kastriotit, realizuar nga mjeshtri fiorentin, skulptori Romano Romanelli.

Një ese nga poeti dhe kompozitori ukrahinas Sydir Vorobkevych titullohet “Shpata e Skënderbeut”, (Sablya Skanderbeg), shkruar në vitin 1861. Në Amerikë është me famë poema “Scanderbeg” shkruar nga autori amerikan, Henry Wadsworth Longfelloë, (1807-1882).

Fama e Gjergj Kastriotit pati mbërritur deri në Azi, ku kemi një vepër të poetit kombëtar të Filipineve, Francisco Balagtas, (Baltazar), të titulluar “Historia e Florantes dhe Lauras në Mbretërinë e Shqipërisë”, (The History of Florante and Laura in the Kingdom of Albania). Poeti kombëtar filipinas e ka shkruar këtë vepër si një evokim, duke dashur të zgjojë ndjenjën kombëtare të filipinasve për t’u ngritur në luftë për pavarësi dhe për këtë qëllim në vepër u sjell figurën e Skënderbeut si model luftëtari për liri.

Janë edhe plot vepra të tjera, të të gjithë zhanreve, për të cilat do lipsej kohe për të shkruar. Për të radhitur listën e plotë të tyre do na duhej një libër shumëfaqesh vetëm për bibliografi.

Etiketa: Andrija Kačić MiošićAntonio VivaldifamaFrancisco BalagtasGjergj Kastrioti-SkënderbeutIlir SeciPalazzo SkanderbegShpata e SkënderbeutSydir Vorobkevych

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Vlorë/ Vranë 32 vjeçarin me thikë, lirohet njëri nga dy vëllezërit

Vlorë/ Vranë 32 vjeçarin me thikë, lirohet njëri nga dy vëllezërit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com