Faktet/ Ato janë varre pushtuesish. Mbretëria e Greqisë pushtoi dhe vendosi ligjet e veta (fotot) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Faktet/ Ato janë varre pushtuesish. Mbretëria e Greqisë pushtoi dhe vendosi ligjet e veta (fotot)

20:56 | 12/01/2018
në Uncategorized
0

Në thirrjen e Mbretit Jorgo i II, thuhej se populli shqiptar duhet t’i bindet tashmë vetëm ligjeve të Mbretërisë së Greqisë. Nga dokumentet e asaj kohe jepen të dhëna se ushtria e Greqisë ishte pushtuese që kishte zëvendësuar pushtuesin italian.

Nga Arben Llalla

Me dekret të kryeministrit Edi Rama varret e ushtarëve grekë që pushtuan Shqipërinë në nëntor 1940 – prill 1941 do të quhen varre historike kombëtare dhe këta ushtarë do përkujtohen nga Republika e Shqipërisë çdo 28 tetor si çlirimtarë të popullit shqiptar.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Korçë, ushtarët grekë pushtojnë Bashkinë dhe ndërrojnë tabelat në gjuhën greke

Ky është paradoksi më i madh i politikës shqiptare të pas viteve 1990, ku pushtuesi nderohet si çlirimtar. Për fat të keq, përballë politikës së keqe të Edi Ramës për të nderuar pushtuesit grekë me një ditë të veçantë heshtin deputetët, akademikët, profesorët e historisë të institucioneve të ndryshme dhe në fund hesht edhe vetë populli shqiptar, bijtë e të cilit kanë derdhur gjak duke mbrojtur tokën e tyre nga pushtuesit e ndryshëm, duke përfshirë edhe grekun e 1914 e të 1940. (Gjyshja ime thoshte greku i parë e greku i dytë).

Ushtria e Mbretërisë së Greqisë ju përgjigj me armë ultimatumit të Italisë fashiste më 28 tetor 1940, duke mos lejuar që ushtria pushtuese italiane të shkelte në Greqi. Pas 10 ditë luftimesh midis dy ushtrive, divizionet greke hynë në territorin e Shqipërisë, e cila ishte e pushtuar nga Italia që më 7 prill 1939. Ushtria greke arriti të vendosej deri në Pogradec dhe afër Vlorës, duke marrë kontrollin e plotë të Bilishtit, Ersekës, Leskovikut, Korçës, Pogradecit, Sarandës, Himarës, Gjinokastrës, Tepelenës, Përmetit.

Thirrja e Mbretit të Greqisë që shqiptarët të respektojnë ligjet greke

Me të marrë këto territore Mbretëria e Greqisë nxitoi dhe nxori dekretin e famshëm të 10 nëntorit 1940, ku i shpallte Luftë Mbretërisë së Shqipërisë, e cila tashmë kishte mëkëmbës një italian. Ky ligj i Mbretërisë së Greqisë vazhdon ende të funksionojë juridikisht duke qëndruar si një hendek ndarës midis dy fqinjëve, ku pasuritë e shqiptarëve janë të sekuestruara në konservim pa të drejtë nga Greqia.

Me të dalë dekreti i Greqisë që i shpallte luftë Shqipërisë, në të gjithë territorin shqiptar, ku tashmë ishte vendosur ushtria greke dolën dekrete më 22 nëntor, ku gjuha greke tashmë ishte gjuhë zyrtare dhe flamuri i Greqisë do të zëvendësonte flamurin italian dhe shqiptar.

Në thirrjen e Mbretit Jorgo i II, thuhej se populli shqiptar duhet t’i bindet tashmë vetëm ligjeve të Mbretërisë së Greqisë. Pra, nga dokumentet e asaj kohe jepen të dhëna se ushtria e Greqisë ishte pushtuese që kishte zëvendësuar pushtuesin italian.

U bë zëvendësimi i tabelave treguese rrugore në dy gjuhë, shqip edhe greqisht, dokumentet bashkiake jepeshin në dy gjuhë, pra greqishtja ishte bërë gjuhë zyrtare në qytetet shqiptare, atje ku ushtria greke kishte përzënë ushtrinë italiane. Në qytetet e lartpërmendura mund të blije vetëm me monedhën greke “dhrahmi”.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë humbi pavarësinë e saj dhe komandohej nga Kisha Ortodokse e Greqisë.

Gjatë kësaj periudhe Mbreti Zog dhe shumë intelektualë i bënë thirrje Greqisë që të bashkohen bashkë si dy fqinjë të mirë për të luftuar ushtrinë fashiste italiane, por Greqia ju përgjigje se tashmë Veriu i Epirit ishte bashkë tashmë me mëmën Greqi.

Greket vendosin tabela në gjuhën greke

Në bisedimet greko-gjermane që u zhvilluan nga mesi i muajt Prill 1941, pala greke udhëhiqej nga Mitropoliti i Janinës, Spiridon Vllehu, i cili në shkurt 1913 kishte qenë në krye të ushtrisë greke në luftën për marrjen e Janinës dhe në vitin 1914 udhëhoqi trupat greke që kryen masakra në jugun e Shqipërisë dhe shpallën Autonominë e Veriut të Epirit. Ky klerik i lartë që më vonë do të bëhej Kryepeshkop i Greqisë kishte mbajtur postin e ministrit të arsimit dhe fesë në vitin 1914 gjatë aneksimit të Jugut të Shqipërisë. Mitropoliti i Janinës Spiridon Vllehu u kërkoi gjeneralëve gjermanë që jugu i Shqipërisë t’i mbetej Greqisë si pjesë e kapitullimit të saj. Mitropoli në fjalë ka qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ushtrinë EDES të Napoleon Zervës në gjenocidin e kryer në Çamëri më 1944-45.

Prandaj, qeveria Rama 2 duhet të bëjë kujdes, kur nxjerrë dekrete që cënojnë territorin e Shqipërisë dhe historinë kombëtare. Historia nuk mund të shkruhet sipas oreksit të njërit apo të tjetrit, por ajo shkruhet në bazë të fakteve, të cilat janë kokëforta.

Praktika ndërkombëtare në rastet e nderimit të ushtarëve të huaj është të ndërtohet një monument dhe jo ndërtimi i rreth tetë mijë varreve greke boshe, të cilat nesër do ngrenë pretendimet territoriale të Greqisë. Këto varre cënojnë sovranitetin dhe Kushtetutën e Shqipërisë, nxit grupet ekstremiste greke që janë të shumta të përfaqësuar denjësisht në qeverinë e sotme dhe Kuvendin e Greqisë.

Etiketa: faktetFaktet/ Ato janë varre pushtuesish. Mbretëria e Greqisë pushtoi dhe vendosi ligjet e veta (fotot)Mbreti Jorgo i IIMbreti ZogMitropoliti i JaninësPraktika ndërkombëtarepushtues. Mbretëria e GreqisëSpiridon Vllehu

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
1974/ Biseda e Fadil Paçramit me tim atë: Momenti kur jam ndjerë ma ngusht në jetë s’ishte para Enver Hoxhës

"14 vjeçe nuse”, përrallë nga e tashmja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com