Eurodeputetja, letër Metës dhe Ramës: Shkelja e ligjit me dëbimin e Harun Çelik rrezikon integrimin e Shqipërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eurodeputetja, letër Metës dhe Ramës: Shkelja e ligjit me dëbimin e Harun Çelik rrezikon integrimin e Shqipërisë

15:22 | 09/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu, i ka nisur një letër zyrtare autoriteteve më lartë të shtetit shqiptar, Preisdentit Meta, Kryeministrit Rama, ku siç ajo shkruan i duhen disa përgjigje të qarta mbi arsyet e dëbimit të detyruar të Harun Çelik

Reagimi i saj vjen pasi më 1 janar u deportua nga Shqipëria pa asnjë shpjegim zyrtar mësuesi turk, Harun Celik, që i përket lëvizjes Gylen.

Në letër, Strugariu shprehet se e ka ndjekur këtë çështje me shumë shqetësim dhe se kërkon të marrë përgjigje të qarta lidhur me procedurat që janë ndjekur nga shteti shqiptar për të dëbuar Harun Çelik drejt Turqisë.

Read more

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

Letra e plotë:

Shkëlqesisë së tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, llir Rexhep Meta

Shkëlqesia juaj, ne kemi ndjekur me shqetësim të thellë çështjen e shtetasit turk Harun Çelik, i cili u dëbua nga Shqipëria në 1 janar dhe u deportua në Turqi, ku ai akuzohet për gjoja mbështetje të klerikut turk Fethullah Gulen, i cili është larguar nga Turqia.

Ne do donim t’ju bënim disa pyetje për t’u sqaruar në lidhje me situatën aktuale ligjore të zotit Çelik, veçanërisht në lidhje me parimet e së Drejtës Sociale Evropiane dhe Ndërkombëtare në lidhje me ekstradimin, kthimin e shtetasve të huaj dhe mbrojtjen e azilkërkuesve.

Ju lutemi ndani me ne rrethanat precize dhe bazën ligjore në bazë të së cilës u krye ky operacion, veçanërisht pasi autoritetet shqiptare këmbëngulin se gjithçka është bërë në përputhje me procedurat normale për dëbimin e një shtetasi të huaj.

Ne gjithashtu duam të kërkojmë sqarime të mëtejshme në lidhje me procedurën e azilit që Z. Çelik kishte kërkuar, si është vepruar nga autoritetet shqiptare më këtë kërkesë në kohën e dëbimit të tij dhe hapat e ndjekur në këtë procedurë.

Legjislacioni shqiptar për kërkesën për azil dhe të huajt, përkatësisht Ligji Nr. 121/2014 dhe Ligji Nr. 108/2013 njeh të drejtën e azilit ndaj një të huaji që është jashtë vendit të tij dhe ka frikë nga përndjekja për shkaqe politike.

Ligji në fjalë njeh gjithashtu edhe parimin e mos-refuzimit dhe ofron mundësinë për të apeluar çdo vendim të dëbimit , urdhra për largim ose ekstradim, në përputhje me ligjet evropiane dhe ndërkombëtare të huazuara nga Republika e Shqipërisë.

Për më tepër, legjislacioni shqiptar ndalon dëbimin e azilkërkuesve para se të vlerësohen aplikimet e tyre. Në këto rrethana, ne do të dëshironim të dinim nëse këto procedura janë përmbushur dhe nëse Z. Çeliku iu dha mundësia të shfrytëzonte të drejtën e tij për të apeluar çdo vendim dëbimi kundër tij.

Së dyti, ne do të dëshironim të dinim nëse autoritetet turke kishin filluar formalitetet për një procedurë ekstradimi, nëse një gjykatë shqiptare kishte vlerësuar këtë kërkesë dhe në lidhje me përfshirjen e përgjithshme e autoriteteve turke në procesin e riatdhesimit të Z. Çelik.

Këtu rikujtojmë gjithashtu se Shqipëria ka nënshkruar dhe ratifikuar Konventën e Këshillit të Evropës për Ekstradimin, e cila sipas nenit 3, ndalon çdo formë ekstradimi me bazë politike.
Më në fund, Shqipërisë iu dha statusi i vendit kandidat për në BE në vitin 2014.

Gjatë viteve të kaluara, Shqipëria ka arritur të zhvillojë reforma ambicioze në fushat e gjyqësorit, administratës dhe ekonomisë së saj, në përpjekjet e vendit për të përparuar drejt anëtarësimit në Union. Vetë Parlamenti Evropian ka qenë një mbështetës i fortë i perspektivës evropiane të Shqipërisë.

Neni 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore deklaron prerë se: “Askush nuk mund të largohet, dëbohet ose ekstradohet drejt një Shteti ku ka rrezik serioz që ai apo ajo t’i nënshtrohet dënimit me vdekje, torturës apo trajtimeve të tjera ç’njerëzore apo degraduese.”.

Respektimi i të drejtave themelore të përcaktuara në Kartë dhe Konventa, si dhe respektimi i normave të së drejtës evropiane dhe ndërkombëtare janë kushte të domosdoshme për të vazhduar në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Nëse kjo është mënyra se si Shqipëria e kupton respektimin e të drejtave themelore të njeriut, kjo gjë mund të ndikojë në perspektivën e saj evropiane. Ne mezi presim përgjigjen tuaj dhe dëshirojmë të theksojmë se zhvillime të tilla do të diskutohen në kuadrin e Delegacionit të PE në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe përpara Samitit të Zagrebit 2020. Realiteti i respektimit të të drejtave themelore është një parakusht i çdo bisedimi të ardhshëm.

Sinqerisht juaja, Zonja Ramona Strugariu, eurodeputete, Anëtare e Komisionit për Liritë Civile.

Etiketa: eurodeputetjaEurodeputetja rumuneHarun ÇelikKryeministri Edi RamaPresidenti Ilir MetaRamona StrugariuTurqi

Të Lidhura

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

nga 27
20:30 | 23/04/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për mungesën e medikamenteve në spitalin e Lushnjës gjatë fjalës së...

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

nga 27
20:16 | 23/04/2026
0

Athina zyrtare ka rrëzuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për negociata të avancuara mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me përcaktimin e Zonës...

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

nga 27
20:14 | 23/04/2026
0

Bëhet fjalë për tre persona të dyshuar, dy nga Shqipëria, 43 dhe 34 vjeç, dhe një grek 23-vjeçar, të cilët...

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

nga 27
19:46 | 23/04/2026
0

Brenda tunelit të Llogarasë është regjistruar një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, dyshohet për...

Para
PD: Veliaj i dha pa garë tenderin 3.4 milion euro kryebashkiakut të Matit

PD: Veliaj i dha pa garë tenderin 3.4 milion euro kryebashkiakut të Matit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

20:30 | 23/04/2026
Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

20:16 | 23/04/2026
Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

20:14 | 23/04/2026
Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

19:46 | 23/04/2026
AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

19:12 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –
  • Procesi u ndal nga Kushtetuesja –
  • Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –
  • Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –
  • AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –
  • Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –
  • Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com