Eskorta e kryeministrit Edi Rama ka kaluar në “Rrugën e Kombit” pa paguar tarifën. Ky denoncim është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar një video të momentit kur eskorta e kryeministrit Edi Rama kalon në “Rrugën e Kombit”.
Siç shihet në video, makina me të cilën udhëton kryeministri dhe automjetet që e shoqërojnë nuk ndalojnë për të bërë pagesën.
“Për vete Kallam Dështaku nuk paguan një qindarkë, kurse fut duart e tij të zeza edhe tek më të varfërit e Qarkut të Kukësit. Turp! Sb”, shkruan Berisha.
Kliko për videon:
https://web.facebook.com/SaliBerisha/videos/286223252018766/