Mediet italiane kanë bërë me dije identitetin e shqiptarit që humbi jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik në vendin fqinj. Bëhet fjalë për Rasim Mukën, i kthyer së fundmi në Itali pas një udhëtimi në vendin e origjinës.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Erbusco, Breshia. Një furgon që po lëvizte në drejtim të kundërt u përplas me makinën, e cila “fluturoi” disa metra larg, sipas medieve italiane.
Muka ndodhej në sediljen e pasagjerit, ndërsa vëllai i tij, 60 vjeç, që drejtonte makinën e përfshirë në aksident ka marrë lëndime të lehta. Nga ana tjetër, 61-vjeçari që drejtonte furgonin nuk pësoi lëndime.