• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eksporte armësh nga Ballkani në Siri

17:35 | 08/08/2016
në Uncategorized
0

Shumë vende evropiano-lindore eksportojnë armë në Arabinë Saudite dhe vende të tjera. Nga aty ato shkojnë në Siri. Tregtia koordinohet nga shërbimi sekret amerikan, CIA.

Siria është plot me armë: mijëra pushkë automatike të tipit AK-47, mitralozë, mortaja, raketahedhës dhe armë antitank, tanke të vjetër T-55 dhe T-72. Shumica e tyre vijnë nga Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Sllovakia, Mali i Zi, Serbia dhe Rumania. Në Siri ato vijnë me rrugë të tërthortë: fillimisht me aeroplan apo anije në Arabinë Saudite, Jordani, Emiratet e Bashkuara Arabe ose në Turqi – dhe prej andej në zonën e luftës. Vëllimi financiar: 1,2 miliardë euro.

Lexo edhe

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

arme

Prova të mbledhura prej vitesh

Për të zbuluar këto rrugë të transportit të armëve gazetarët e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) dhe të Projektit për Raportimin për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) hulumtuan disa vjet me radhë. Ata shqyrtuan të dhënat për eksportet dhe raportet e OKB-së, panë qindra video dhe fotografi, ndoqën lëvizjet e anijeve dhe të aeroplanëve, lexuan kontratat për armët dhe shqyrtuan të dhëna të shumta nga qarqet e tregtarëve të armëve.

Disa shembuj: Në një dokument konfidencial të vitit 2013 që kanë në dorë BIRN-i dhe OCCRP-i, një zyrtar i lartë në Ministrinë serbe të Mbrojtjes përshkruan si armët e shituara Arabisë Saudite dërgoheshin nga atje për në Siri. Edhe një analizë e detajuar e dokumenteve të 70 avionësh transportit tregoi se përmes rrugësh të tërthorta janë dërguar armëve në zonat e luftës

Robert Stephen Ford, ambasadori amerikan në Siri nga viti 2011 në vitin 2014, u tha gazetarëve të BIRN-it dhe të OCCRP-it se tregtia koordinohet nga shërbimi sekret amerikan CIA dhe kryhet nëpërmjet Turqisë dhe shteteve të Gjirit Persik. Proceset e parashikuara për miratimin e eksporteve të armëve kanë mundur të anashkalohen sipas hulumtimeve të gazetarëve të BIRN-it përmes deklarimit të mijëra tonëve mallra si “unidentified cargo”, “mallra të paidentifikuar”, dhe dërgimit të tyre nga Bullgaria dhe Sllovakia.

arme1

Mbetje nga Luftërat Ballkanike

Shumë nga këto armë kanë mbetur nga koha e luftërave të Ballkanit në vitet 1990. “Njerëzit i kanë mbajnë armët e tyre”, thotë Nils Duquet, ekspert për trafikun e armëve pranë Institutit flamand për Paqen në Bruksel. Shpesh rezervat janë shitur nga nevoja. Në nëntor 2015 gjurmë të këtyre armëve u gjetën edhe në Gjermani. Në Bavari u kontrollua një kamion nga Mali i Zi dhe policia gjeti një koleksion të madh pushkësh automatike, pistoleta dhe granata.

Armë të tilla nga Evropa Lindore nuk janë përdorur vetëm nga rebelët e Ushtrisë së Lirë Siriane, por edhe nga ushtarët islamikë të Ansar al-Sham-it, apo të al-Nusra Front (tani Fatah al-Sham), i cili deri tani ka qenë i lidhur me al-Kaidën, si dhe nga ushtarë të të ashtuquajturit “Shteti islamik”. BIRN-i dhe OCCRP-i e dëshmojnë këtë kryesisht në bazë të fotografive dhe të videove të botuara edhe në mediat sociale.

Patrick Wilcken, ekspert për kontrollin e armëve pranë Amnesty International, dhe Bodil Valero, raportuese e Parlamentit Evropian për tregtinë e armëve, janë të sigurt se shumë prej këtyre transfertave misterioze dhe të errët përbëjnë si shkelje të ligjeve të BE-së edhe të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare për eksportin.

/REL/

Etiketa: BallkanBIRNCIAeksporte armeshSiri

Të Lidhura

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

nga 27
23:13 | 29/03/2023
0

Luis Enrique “u pendua” që mori Ansu Fatin në Kupën e Botës në Katar, sipas gazetarit Jose Felix Diaz të...

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

nga 27
23:09 | 29/03/2023
0

Një alternativë interesante ndaj shenjave të zodiakut dhe domethënies së tyre, është data juaj e lindjes. Pikërisht, numerologjia e datës...

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

nga 27
22:57 | 29/03/2023
0

Pyesni se çfarë ngjyrash nuk duhet të vishni në një dasmë? Këtu është një listë e ngjyrave që të ftuarit...

7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

nga 27
22:45 | 29/03/2023
0

Sulmet në zemër kërcënojnë jetën e shumë njerëzve pavarësisht moshës. Formimi i pllakës në strukturën yndyrore në enët që ushqejnë...

Para
Rio 2016/ Eliminohet Nora Gjakova

Rio 2016/ Eliminohet Nora Gjakova

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

23:13 | 29/03/2023
Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

23:09 | 29/03/2023
Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

22:57 | 29/03/2023
7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

22:45 | 29/03/2023
Lamborghini prezanton një supermakinë të re –

Lamborghini prezanton një supermakinë të re –

22:29 | 29/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –
  • Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –
  • Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –
  • 7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –
  • Lamborghini prezanton një supermakinë të re –
  • Me këto 10 pije i thoni “lamtumirë” migrenës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –
  • Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com