Opozita proteston sot para Parlamentit. Një vendim i marrë papritur për shkak se mazhoranca vendosi të zhvillojë sot seancën parlamentare. Mesila Doda u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen kësaj proteste.
“Sot në 16:30 të gjithë para Parlamentit. Ju ftoj dhe u bëj thirrje të gjithë anëtarëve simpatizantëve të PDIU dhe gjithë opozitës, qytetarëve të Tiranës të bashkohemi në protestën para Parlamentit në orën 16:30 … Ju kërkojmë ndjesë për kohën e shkurtër po na duhet me ndjekë nipin e Dulles”, shkruan Doda.