Lidhur me situatën e krijuar mbrëmjen e sotme te Kryeministria e më pas te Parlamenti, ka reaguar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Përmes një postimi në facebook, Lleshaj ka postuar foto të dy efektivëve në ambientet e spitalit, ndërsa shkruan se autorët do të mbajnë përgjegjësi.
“Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruan Lleshaj.