Duket se edhe në këtë vit qëllim në vetvete do të jenë detajet, forma e propagandës.
Kryeministri ka uruar shqiptarët për vitin e ri me një foto shumë të bukur familjare, por për të kaq nuk ka mjaftuar. Një palë këpucë grash janë sipër bibliotekës si karem për t’u peshkuar.
Përse një familje kaq e bukur ka nevojë për një detaj që vadit ekstravagancën?
Kjo është një pyetje që as vitin e ardhshëm nuk do e gjejë përgjigjen.