Edi Rama pranon ndjesën e ardvelinjve, por unë nuk jam edramia

Duhet të lëçisni

I mori varësen me forcë, arrestohet i riu i shpallur në kërkim për disa grabitje në Shkodër

29-vjeçari K.A., banues në lagjen “Partizani”, në Shkodër ka rënë prangat e policisë pasi i mori më forcë varësen nga qafa një qytetareje në...

Shpërthimi i zjarreve në Turqi, qeveria evakuon turistët

Turistët janë evakuuar nga plazhet në jug-perëndim të Turqisë,  pasi shpërthimi i zjarreve po kërcënon tashmë hotelet dhe shtëpitë përreth. Anijet bregdetare turke –...

Vonesa në aeroportin “Malpensa” në Milano, shqiptarët përplasen me policinë italiane

Shqiptarët përplasen me policinë italiane në aeroportin “Malpensa”, në Milano për shkak se kanë mbetur të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme. Raportohet se qytetarët...

Qytetarët nga Kosova zgjedhin bregdetin shqiptar për të pushuar, trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë

Qytetarët në Kosovë kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdetin shqiptar. Mëngjesin e sotëm janë shënuar radhë ta gjata automjetesh kryesisht të ardhur nga Kosova,...

Nga Enkel Demi

“Së pari më lejoni ta sqaroj që sigurisht që drejtori i policisë, për të cilën kam konsideratën më të lartë për integritetin dhe rezultatet e arritura. Në këtë rast ka gabuar pa asnjë diskutim, por jam më i prirur t’i besoj ndjesës së tij publike se sa të gjithë moralistëve të këtij vendi. Është fare e qartë që nuk ishte një përpjekje për të justifikuar dhunën, sepse polici është pezulluar menjëherë dhe është çuar në hetim penal. Masa është marrë, por ishte një përpjekje e keqshpjeguar për të thënë që “dakord të gjitha, por edhe familja ka rolin e vet në mirë edukimin e brezit të ri”. E thënë ashtu ishte gabim, por preferoj ndjesën e tij”.

Duke e tjerrur kaq gjatë, Edi Rama kërkon të na thotë që ardvelinjtë janë të paprekshëm dhe fajin e kanë “moralistët”. Pra, gazetarët, komentatorët a kundërshtarët e sistemit.

Dikur, Edi Rama fliste për të drejtat e grave, madje tek ishte në opozitë u sul në Kavajë që të na tregonte se si bisha Berisha i kishte zënë pritë një gruaje, i çau barkun dhe i rrëmbeu foshnjen e paqenë. Në Parlamentin Europian Tanja Fanjon mbajti një fjalim “tronditës”, megjithëse kjo rrenë kishte dalë në shesh, po mbeti si Gozhda e Nastradinit, aq sa “ora e vjedhur” e George Bush në Kamëz.

Në at’botë opozitari mjekërrzi përbetohej se kur të vinte në pushtet njeriu do të ishte në vend të tij. Askush nuk e quajti moralist.

Sot, kryeministri ka të bardhë vetëm mjekrrën. Rri me trafikantë droge, varet ç’pi, por nuk bën palestër, shtyp kundërshtarin, dhunon të pambrojturin, ka ortak krimin dhe vesh polic ardvelinjtë.

Këta rrinë dy orë pas gardhit, përgjojnë, përgojojnë, sajojnë, rrahin, të hedhin gaz lotsjellës, bëjnë qindin.

Por, ardvelinjtë nuk dinë të kërkojnë ndjesë. Ja ç’thotë, kur e telendisin “moralistët”:

Ndjesë, nëse kam krijuar një keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Policinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time!”.

Që ai mashtron me pamjet e një filmi për të njollosur një grua është “rasti i radhës për të baltosur Policinë e Shtetit”. Natyrisht, këtë fjali dhe do të tjera që i shpërndau si komunikatë zyra ardvelie e shkruan ata të zyrës edramie. Kjo nuk do as mend, as kalem, kur sheh fjalët e pakta që pështyn ardveliu. Ky do të jetë drejtori që do të “mbrojë” zgjedhjet. Ky është drejtori i fushave me hashash që u zgërdhihet mafiozëve si “palaço cirku”, por zgërdhin në dru të pambrojturit.

Ky është në fakt Edi Rama, i cili si kllouni i Batman ka anën e tij tragjike; pranon ndjesën e ardvelinjve.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

I mori varësen me forcë, arrestohet i riu i shpallur në kërkim për disa grabitje në Shkodër

29-vjeçari K.A., banues në lagjen “Partizani”, në Shkodër ka rënë prangat e policisë pasi i mori më forcë varësen nga qafa një qytetareje në...

Shpërthimi i zjarreve në Turqi, qeveria evakuon turistët

Turistët janë evakuuar nga plazhet në jug-perëndim të Turqisë,  pasi shpërthimi i zjarreve po kërcënon tashmë hotelet dhe shtëpitë përreth. Anijet bregdetare turke –...

Vonesa në aeroportin “Malpensa” në Milano, shqiptarët përplasen me policinë italiane

Shqiptarët përplasen me policinë italiane në aeroportin “Malpensa”, në Milano për shkak se kanë mbetur të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme. Raportohet se qytetarët...

Qytetarët nga Kosova zgjedhin bregdetin shqiptar për të pushuar, trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë

Qytetarët në Kosovë kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdetin shqiptar. Mëngjesin e sotëm janë shënuar radhë ta gjata automjetesh kryesisht të ardhur nga Kosova,...

Nuk ka qetësi në Greqi, tërmeti i fuqishëm shkund vendin, shumë pranë kufirit me…

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Nisiros në Greqi, shumë pranë kufirit me Turqinë, e cila nga...