Kryeministri Edi Rama mbron Taulant Ballën dhe e quan “qenëri e neveritshme” sulmin që po bëhet ndaj tij. Pak ditë më parë në një video-dëshmi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu deklaronte se është kërcënuar me armë, në zyrën e tij në Fushë-Krujë, në prani të deputetëve Taulant Balla, Rrahman Rahja dhe kryetarit të Bashkisë Artur Bushi.
“Në këtë kohë që jetojmë është kthyer bota përmbys, sepse i takon akuzuesit të provojë akuzën dhe jo të akuzuarit. Akuzuesve i takon të provojnë janë të përfshirë apo jo deputetë të PS-së në këtë çështje dhe nuk më takon mua të provoj të kundërtën. Unë pres përfundimin e procesit të hetimit duke e konsideruar sulmin ndaj Taulant Ballës dhe përfshirjen e mediave, qoftë dhe me indiferencë ndaj personit të tij për arsye qoftë dhe tregtare, për audiencë në këtë sulm si një qenëri të neveritshme. Kjo është për mua ajo që i bëhet sot Taulant Ballës.”
http://www.oranews.tv/article/rama-mbron-taulant-ballen-sulmi-ndaj-tij-qeneri-e-neveritshme