Edi Rama, kur fajtori kërkon fajtorët e përmbytjes së autostradës Tiranë – Durrës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama, kur fajtori kërkon fajtorët e përmbytjes së autostradës Tiranë – Durrës

13:20 | 03/12/2017
në Shqiperi
0

Nëse e Edi Ramën e vendos para faktit, ai thotë gjithmonë se kjo është qesharake. Qesharake ishin uljet e avionëve piper në Divjakë e më pas në Ishëm, qesharake qenë lidhjet e qeverisë së tij me drogën, qesharake përgjimet, qesharake pyetjet e gazetarëve.

Kështu u shpreh dje edhe për palmat. Akuzat se ishin ato shkaku i përmbytjes së autostradës Tiranë – Durrës janë qesharake, por ama vetë në mbledhjen e Shtabit të emergjencës shkoi më tej, teksa kërkon përgjegjësit e ngjarjes. Ja çfarë tha:

“Shqetësim ka qenë bllokimi i autostradës Durrës-Tiranës, por dëshiroj të ngre një problem që meriton vëmendjen post–menaxhim të gjendjes. Në shumë akse ka ndërhyrje të paligjshme dhe ka ndërtime pa leje, ndërhyrje në shtrat e lumenjve dhe kanalizimet.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Në autostradë u rrezikun jetë njerëzish. Mendoj që pas kësaj situate ministria, policia, emergjencat, IKMT duhet të bëjnë një vëzhgim për përgjegjësitë administrative dhe penale. Këto subjekte duhet të mbajnë përgjegjësinë për këtë që ndodhi.”

Vetëm një vit më parë, në 8 nëntor ju përmbyt autostrada dhe bizneset e mëdha të autostradës, i shkruan një letër dhe i thonin që dekorimi i palmave mbylli ose ngushtoi kanalet. I kërkonin të ndërhynte që kjo situatë mos të përsëritej, sepse humbjet një vit më parë ishin mbi 10 milionë dollarë. Bëhet fjalë për sipërmarrje dhe emra biznesmenësh që ia përmend Lulit kohët e fundit në çdo seancë të Kuvendit.

Por, edhe dy vjet më parë, po në nëntor, kreu i Shtabit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi hodhi akuza ndaj inxhinierëve projektues të autostradës Tiranë-Durrës që kanë përmirësuar anën estetike duke vendosur drita dhe palma, por nga ana tjetër nuk kanë menduar për funksionalitetin e saj duke ngushtuar kanalet kulluese të ujit. Prençi i ftuar në studion e Report TV në vitin 2015 kërkoi ndjekje penale për inxhinierët që kanë bërë projektin e rrugës duke i lënë kanalet kaq të cekëta. Ja çfarë ka thënë ai në këtë intervistë:

“Nuk jam me profesion inxhinier, por dua të them që niveli i kanalit në të dyja anët e autostradës është ngushtuar dhe është cektuar, nuk është studiuar mirë niveli i prurjeve.

Në një projekt shtetëror, ku merren mijëra euro nuk pyetet drejtori i Emergjencave, ai mund të pyetej më parë. Segmenti nga ura e Kasharit deri te kthesa e Kamzës është rikonstruktuar, por nuk është ruajtur thellësia e kanaleve kulluese, e cila duhet të ishte ruajtur patjetër.

Ky kanal si mund të bëhet më i cekët? Duhet të ishte bërë më i thellë, të lidhej me Lanën. Është gabim inxhinierik. Për mua inxhinerët duhet të pyeten, të merren në pyetje nga prokuroria, madje duhet të hetohen, sepse ne nuk kemi nevojë për rrugë të bukura, por për rrugë funksionale.”

Kanë dy vjet që ia thonë këtë punën e palmave dhe kanaleve, madje nuk ia thotë Sali Berisha që e ka zët, por ia thonë të vetët, ata që në sipërmarrje i kanë privatizuar shtetin me PPP-të ose drejtues të lartë të administratës së tij, sepse dielli nuk mbulohet me shoshë.

Vetë Edi Rama, kur mbaroi sistemimi i palmave në autostradën Tiranë – Durrës tha që bëmë mobilimin e rrugës dhe kështu do të mobilojmë rrugët e tjera. Përdori fjalën “mobilim” për të rrëfyer që rruga, Tirana, Shqipëria është shtëpia e tij dhe ai ka për borxh ta arredojë. Prandaj, “mobiljet” dhe ndërrohen. Kur vëmë palma ndoshta na duhet ta ngremë pak kuotën e kanaleve, ndaj e ngrejmë. Pastaj, kur na mërziten palmat i fusim ca pisha, ndaj kushedi çfarë do i bëjë kanalit që t’i dalë mobilja hijshëm në vend të vet.

Por, edhe sikur ta zëmë ka Rama të drejtë, ia kanë zënë kanalet bizneset, ia kanë bërë me hile që t’i sabotojnë kryeveprën palmore, përse nuk i gjeti përgjegjësit këto dy vjet. Kanë dy vjet që ia thonë dhe jo në fshehtësi dhe vetëm me Memo, por në televizor, radio dhe gazetë. A është përgjegjësi kryesor Edi Rama që fle gjumë, nuk merr masa për dy vjet dhe më pas atje rrezikohen jetët e njerëzit që ai i qeveris?

Kryetari i qeverisë është përgjegjësi numër 1 për atë rrugë që e ka inspektuar shumë herë para se të mbaronte dhe kujdesej për çdo pemë. Pa dyshim që e dinte punën e kanaleve, por me lehtësinë e papërballueshme të qënies vendosi t’i mbyllë ato, si atëherëe kur i shkoi shtyllës së elektrikut me sëpatë në dorë. I tillë është dhe do mbetet. Vetëm formë, aspak përmbajtje.

Prandaj, meqë po kërkon përgjegjësit që rrezikuan jetë njerëzish, mjafton t’i themi që kryesorin e kishte dje të ulur në krye të tryezës së Shtabit të Emergjencës.

Etiketa: autostrada tirane-durresedi ramamobilimpermbytjeReport TVShemsi PrençiShtabi i Emergjencave Civile

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Nesër rinis mësimi vijon pezullimi në 27 shkolla

Nesër rinis mësimi vijon pezullimi në 27 shkolla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com