Edi Rama dha fjalën. Brenda muajit mars do të ndodhin ndryshimet kushtetuese në lidhje me reformën në drejtësi. Këtë deklaratë ai e kreu në prani të sekretarit të Shtetit, John Kerry. Kjo fjalë e dhënë duket është përgjigje e mbështetjes së plotë që ka marrë nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me ligjin për dekriminalizimin, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe paketën e reformës në drejtësi.
John Kerry ka parë tek kryeministri një njeri reformator dhe shprehu fjalë shumë të mira për punën e qeverisë së tij. Sipas John Kerry ligji i dekriminalizimit është një hap i madh përpara, por rruga është ende shumë e vështirë. Sipas tij asnjëherë puna e reformave nuk mbaron, por shqiptarët duhet të gjejnë vullnetin e duhur, sepse vetëm ata mund t’i aprovojnë ligjet e tyre.
Edi Rama pa dyshim që ka qenë i lumtur nga vizita dhe u mundua me vështirësi të fshehë entuziazmin.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani veç sa i ka dhënë dorën në shkallët e avionit sekretarit të Shtetit, ku thjesht ka bërë një foto që John Kerry e ka hedhur në llogarinë e tij twiter.