Edi Rama dhe 300 – Jo Spartanët – Por Kriminelët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama dhe 300 – Jo Spartanët – Por Kriminelët

11:55 | 31/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga dr. Francesca Norton

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe banda e tij kriminale prej 300 vetash po shkelin lirinë e njerëzve të cilëve ai duhet tu shërbejë.

E gjithë bota e di historinë e 300 Spartanëve që luftuan për liri kundër një ushtrie të madhe Persiane. Kjo histori e Ballkanit përsëritet vazhdimisht në ditët e sotme. Por ndryshe nga Leonidha, mbreti i Spartës që luftoi për të mbrojtur popullin e tij, Edi Rama, mbreti de fakto i Shqipërisë po lufton për të mbajtur pushtetin e tij duke përdorur 300 kriminelë.

Read more

Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares

Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit –

Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –

Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –

Kohët e fundit, prova të reja vërtetuan se Agim Kajmaku, kryetari i sapozgjedhur i Vorës dhe anëtar i Partisë Socialiste të Edi Ramës, akuzohet në Greqi për krimin e “përdorimit dhe shpërndarjes së dokumenteve të falsifikuara”. Disa ditë më parë, Valdrin Pjetri, gjithashtu anëtar i Partisë Socialiste së Ramës, vendosi të tërhiqet nga detyra si kryetar i bashkisë së Shkodrës për shkak të akuzave të opozitës se ishte dënuar në Itali për trafik droge në vitin 2003.

“Në gjashtë vitet e qeverisjes së tij, Edi Rama ka promovuar mbi 300 njerëz me precedentë penalë,” tha Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, duke projektuar një qeverisje të lidhur me krimin.

Përkundër ligjit shqiptar të dekriminalizimit që ndalon të gjithë individët me precedentë penalë të mbajnë detyra publike, Kryeministri shqiptar Edi Rama caktoi njerëz të shumtë në poste në zyra të larta publike, përfshirë kryetarët e bashkive, deputetë, drejtorët etj. Rama caktoi persona me precedentë penalë të përfshirë në trafik droge, trafik qeniesh njerëzore, falsifikime, përdhunime, madje dhe vrasje.

Për të fituar dhe ruajtur pushtetin Rama ka dhe po përdor akoma një ushtri kriminelësh, të cilët mund të luftojnë pa mëshirë për të mbrojtur gjeneralin dhe interesat e tyre.

Më 30 korrik 2019, Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara njoftoi se ndaloi kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe familjen e tij të hynin në SH.B.A. ndalimi ishte për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndë – ai gjithashtu ndodh që të jetë mik shumë i afërt dhe bashkëpunëtor i Ramës.

Ndërsa Dako u shpall persona non grata nga Departamenti i Shtetit dhe përfshirja e tij në korrupsion po hetohet nga autoritetet shqiptare, ai ka shumë të ngjarë të mos përballet me drejtësinë për aq kohë sa ai ka mbrojtjen e Ramës.

Shqetësimi kryesor për Sh.B.A në lidhje me Shqipërinë ka qenë prej kohësh ndërprerja e lidhjeve midis qeverisë dhe krimit. Ish-Ambasadori amerikan, Donald Lu, deklaroi se këto lidhje janë të pamohueshme. Para se të largohej nga Shqipëria, ai përmendi edhe emra specifikë për tu hetuar, përfshirë Arben Ndoka, Mark Frroku, dhe Elvis Rroshi, si dhe shumë deputetë dhe kryetarë të bashkive që shërbenin nën Edi Ramën.

Dy nga ish-ministrat e Brendshëm të Ramës, Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafa, kishin lidhje të ngushta me krimin e organizuar – Tahiri është ende nën hetim. Ai u akuzua për dy akuza, një për trafik të paligjshëm narkotikësh përmes një rrjeti të strukturuar kriminal dhe një për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe anëtarëve të zgjedhur të parlamentit. Vëllai i ministrit Xhafa, Agron Xhafa, u dënua me shtatë vjet burg në Itali për shpërndarje të drogës. Pas një denoncimi nga opozita, Ministri Xhafa dha dorëheqjen dhe vëllai i tij po vuan dënimin në Itali.

Majin e kaluar, gazeta gjermane Bild publikoi biseda telefonike të përgjuara midis anëtarëve të një organizate kriminale ndërkombëtare dhe Partisë Socialiste Shqiptare së bashku me ministrat e qeverisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Bisedat zbuluan manipulimin e zgjedhjeve përmes blerjes së votave, frikësimit të votuesve dhe financimit të paligjshëm.

Është e qartë se Rama ka ndërtuar një shtet paralel në mënyrë që të fitojë zgjedhjet dhe të ruajë pushtetin. Dhe kjo nuk po ndodh në një vend të largët të botës së tretë, kjo po ndodh në zemër të Evropës, në një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Leonidha dhe 300 luftëtarët e tij luftuan për të ruajtur paqen në rajon dhe për të mbrojtur lirinë nga pushtuesit e huaj, por Edi Rama po ruan pushtetin, duke e shndërruar vendin në një tokë ku sundon  paligjshmëria, dhe duke shkelur lirinë e njerëzve të cilëve ai duhet tu shërbejë dhe jo të sundojë me bandat e tij. /syri.net/

* Dr. Francesca Norton është gazetare e “Citizen Truth”. Ajo është analiste politike, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe autore e shumë artikujve dhe analizave në mediat ndërkombëtare.

https://citizentruth.org/edi-rama-and-the-300-not-spartans-but-criminals/amp/

Etiketa: agron xhafaArben Ndokadhe Elvis RroshiDr. Francesca NortonFatmir XhafakriminelëtKryeministri Shqiptar Edi RamaMark frrokuSajmir Tahiritrafik drogeVangjush DakoVëllai i ministrit Xhafa

Të Lidhura

Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares

Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares

nga 27
15:32 | 14/01/2026
0

Afati i transferimeve të Torinos ka parë tre përjashtime kyçe për të zhbllokuar marrëveshjet e ardhshme: dy emra në listën...

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit –

nga 27
15:16 | 14/01/2026
0

Arratisja e të paraburgosurit Altin Ndoci, e ndodhur më 13 janar 2026, ka sjellë pasoja të menjëhershme në strukturat drejtuese...

Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –

Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –

nga 27
15:00 | 14/01/2026
0

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur sot shkarkimin e drejtorit të IEVP Durrës, Indrit Cërloj. Vendimi vjen një ditë...

Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –

Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –

nga 27
14:46 | 14/01/2026
0

Aksi rrugor Kamëz–Valias po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një sfidë serioze për qindra qytetarë që e përdorin...

Para
Të shtënat me armë ndaj banesës, zbardhet dëshmia e Juxhin Kullës

Të shtënat me armë ndaj banesës, zbardhet dëshmia e Juxhin Kullës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares

Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares

15:32 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit –

15:16 | 14/01/2026
Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –

Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –

15:00 | 14/01/2026
Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –

Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –

14:46 | 14/01/2026
Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –

Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –

14:32 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit –
  • Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –
  • Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –
  • Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –
  • U shkelën procedurat, pezullohet zinxhiri komandues –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com