Ndërsa autoritet britanike kanë ngritur alarmin lidhur me futjen ilegalisht të shqiptarëve në Angli, edhe vende të tjera që përdoren si vend tranzit për të kaluar me gomone kanë ashpëruar masat në dete dhe kanë rritur kontrollet. Së fundmi një rast i tillë është shpërndare në rrjete sociale ku shqiptarët që ishin nisur për në Angli, janë ndaluar nga policia franceze.
Në përpjekje për të kaluar nga një plazh afër Dunkirk në video shihet se ata janë sulmuar me spray nga efektivët për të mos lejuar largimin e tyre. Sipas Channel 4 News në grupin e emigrantëve ishin shqiptarë po ashtu edhe kurdë irakianë. Ndërsa mediat britanike shkruajnë që të paktën dy gomone në ditë nisen me emigrantë drejt Anglisë, kryesisht shqiptarë.