Nga Arben Llalla
Fotoja ku shihet deputeti Ben Blushi me disa të rinj dhe pas tyre dallohet flamuri grek dhe ai shqiptar është bërë në vitin 2011. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por ajo më interesant është fakti se takimi i Ben Blushit me këta njerëz është kryer në zyrat e organizatës ekstremiste SFEVA, e themeluar në vitin 1982 nga Mitropoliti i Konicës, Sebastianos, i cili njihej për ndjenjat e tij antishqiptare. SFEVA është një organizatë që lufton për aneksimin e Jugut të Shqipërisë ose siç propagandohet nga grekët Autonomia e Vorio Epirit.
Zyrën, në të cilën është fotografuar gjithë gaz Ben Blushi e drejton sot Mitropoliti i Konicës, Andreas dhe sekretare është Athina Totokoçi e njohur si NANA, e cila është nga rrethinat e Ersekës me origjinë.
Pra, në gjithë atë Selanik me qindra qendra kulturore dhe salla ku mund të mbante takim Blushi me votuesit e tij, kishte mbetur e lirë vetëm zyra e SFEVA-s?
Ky takim në atë zyrë nuk është i rastësishëm, sepse ajo është qendra jo vetëm e ekstremistëve grek të SVEFA-s dhe PASIVA, por edhe të vllehëve të Greqisë, të cilët në mars të 1942, në bashkëpunim me italianët dhe gjermanët shpallën Autonominë e Principatës së Pindit.
Ben Blushi tek zyra e SFEVA-s
Vllehët e Pindit tek e njëjta zyrë. Dallohen deputeti vlleh Konstandin Gjulekas, prefekti i Thesprotis Aleksandroa Kahrimanis, i cili është vlleh nga Meçova e Janinës, Athina Totokoçi-NANA, vllehe nga Shqipëria me origjinë, e të tjerë.
Deputeti i Partisë Demokracia e Re, Konstandin Gjulekas, i cili është vlleh nga Samarina e Pindit