E vdekura me koronavirus u la disa orë në dhomë me pacientë të tjerë. Flasin familjarët: Aty ishte tmerr! (foto) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E vdekura me koronavirus u la disa orë në dhomë me pacientë të tjerë. Flasin familjarët: Aty ishte tmerr! (foto)

19:58 | 14/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ka ndërruar jetë në Klinikën e Pulmologjisë së QKUK-së, 74-vjeçarja nga fshatin Loskoparë i komunës së Ferizajt. Ajo ishte e dyshuar për Covid-19, ku pas vdekjes rezultoi pozitive.

Por trupi i pajetë i kësaj zonje deri pas orës 10:00 ka qëndruar në dhomën ku ishte e shtrirë, në të cilën kishte pasur edhe pacientë të tjerë. Familja e saj ka dhënë detaje të dhimbshme rreth gjithë rastit. Ndërsa, QKUK-ja e jep versionin e saj për këtë çështje.

Një trup i pajetë i mbështjellë me një mbulesë të zezë, kishte qëndruar në një dhomë të repartit C, të Klinikës së Pulmologjisë së QKUK-së, për më shumë se 5 orë. Bëhet fjalë për trupin e një gruaje të moshës 74-vjeçare e cila kishte ndërruar jetë të shtunën pak pas orës 06:00 të mëngjesit.

Read more

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

Familjarët e së ndjerës po e akuzojnë stafin mjekësor të QKUK-së për neglizhencë ndaj këtij rasti. Ata thonë se në dy testime të bëra në Ferizaj, nëna e tyre doli negativ ndaj COVID-19.

“Nana jem ka dalë negative në dy teste. Në Prishtinë ish krim. Aty ish tmerr. Pakujdesi e mjekëve. Nuk interesohen për pacientin. Jam detyrua që në ora 02:00 të natës me e thirrë policinë. Mjeku nuk u ndalke kur donim ta pyesnim. Kur e thirra policinë dolën krejt mjekët. Dhoma 4 me 3, katër pacientë. Nëna më ka vdekur në ora 6:30 në mëngjes. Ajo deri pas orës 9 ka qëndrua në dhomë. Me vdekë e me e lanë pacientin ashtu.. unë nuk di se çka të them”, ka deklaruar për Express djali i së ndjerës, Përparim Avdyli.

Ata japin versionin e tyre edhe për çështjen e qëndrimit të trupit të kufomës për orë të tëra në shtratin e Klinikës së Pulmologjisë. Familja: Në Pulmologji u prish lifti: Trupin e nënës nuk kishim nga ta nxjerrim jashtë

E derisa janë kryer procedurat për lëshimin e trupit të pajetë, në momentin kur familjarët ishin gati për ta marrë turpin e pajetë të 74-vjeçares, në Klinikën e Pulmologjisë nuk punonte lifti.

“Njëherë trupi i nënës ka ndejt aty deri sa i kanë rregullu letrat. Pastaj unë e kam thirë menjëherë atë djalin, një mjeke ma ka gjetë numrin aty. Mandej lifti u prish. U deshtë me pritë ma shumë se një orë për me e tërheq kufomën. Shkallëve poshtë nuk na lenin të zbresim”, deklaron familja e së ndjerës.

Djali i viktimës deklaron se e ka njoftuar edhe policinë rreth këtij rasti.

“Kam thirrë në polici, ata më thanë duhesh me ardhë këtu me e raportua rastin”, deklaron amilja.

Mjekët e QKUK-së: Ne e kemi njoftuar Qendrën Operative, pacientja kishte ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore

Për gjithë këtë rast, versionin e vet e ka dhënë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Mjeku kujdestar, Flamur Marku- pulmolog në Klinikën e Mushkërive.

“Nga ajo që jemi njoftu në mëngjes nga ekipi kujdestar për rastin në fjalë në momentin kur pacienti ka ndërruar jetë është njoftuar Qendra Operative dhe kompania e transportit që merren me rastet e dyshimta apo pozitive me Covid 19. Por tek rasti i pacientes, ajo ka qenë në pritje të rezultatit. Akoma nuk ka qenë e konfirmuar me Covid. Telashja ka ndodhë që nuk është bërë me kohë tërheqja e viktimës”, sqaron Marku.

Mjeku sqaron se pacientja kishte shkuar në klinikë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Pacientja ka qenë në gjendje të rënde shëndetësore, përkundër terapisë që e ka marrë, ka qenë i pamundur përmirësimi i saj derisa ka ndërruar jetë”, thotë ai duke sqaruar se pacientëve që kanë qenë në dhomë me viktimën u është rekomanduar që ta ndërrojnë dhomën, po ata kanë refuzuar.

“Nuk kemi pasë rast që ka ndodhur kaq shumë të qëndrojnë në një dhomë edhe pacientët e tjerë edhe kufoma e një personi. Ka pas rast kur kufoma ka qëndrua 1 orë ose pak ma shumë, por jo 5 orë”, thotë Flamur Marku.

Kodra: Dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë rast

Ndërkaq, Shoqata për të Drejtat e Pacientëve e Kosovës ka reaguar për këtë rast. Besim Kodra nga kjo shoqatë, thotë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla.

“Ky nuk është rasti i vetëm i kësaj natyre. Ato kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Janë të papranueshme. Kërkojmë nga SHSKUK-ja, MSH-ja që të ndërmarrin masa ndaj personave përgjegjës. Pacienti ka nevojë për dinjitet. E kufoma ka nevojë për një vdekje të dinjitetshme dhe të mos nëpërkëmbet në dhoma e korridore të spitaleve duke mos e kryer një procedurë që do t’i jepte dinjitet”, ka deklaruar Kodra për Express.

Por për gjithë këtë rast kanë hezituar të flasin gjerësisht nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë kosovare. Por ministri Armend Zemaj, në një konferenë për media është pyetur nga gazetarët rreth këtij rasti. Ai ka thënë se Inspektoriati Shëndetësor është i njoftuar për këtë rast.

Trupi i pajetë i viktimës është varrosur të dielën nga familjarët në fshatin Loskoparë të Ferizajt.

Etiketa: COVID-19e infektuare vdekurkoronavirusspital

Të Lidhura

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

nga 27
15:32 | 16/05/2026
0

Autoritetet amerikane po hetojnë një seri sulmesh kibernetike ndaj sistemeve që monitorojnë rezervat e karburantit në pika të ndryshme furnizimi...

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

nga 27
15:04 | 16/05/2026
0

Nga dita e sotme, e shtunë 16 maj, të gjitha monopatinat elektrikë që qarkullojnë në rrugët e Italisë do të...

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

nga 27
13:40 | 16/05/2026
0

David Beckham ka hyrë zyrtarisht në histori si sportisti i parë britanik që arrin statusin e miliarderit, sipas listës më...

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

nga 27
13:34 | 16/05/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se qendrat për emigrantët në vende të treta, sipas modelit që Italia ka ngritur në...

Para
Elbasan, ambulanca përplaset me ”Volkswagenin”, plagoset shoferi i mjetit

Aksident tragjik në Vlorë, ndërron jetë një person

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

15:32 | 16/05/2026
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

15:04 | 16/05/2026
David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

13:40 | 16/05/2026
“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

13:34 | 16/05/2026
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

13:28 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –
  • David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –
  • “Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –
  • Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –
  • Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com