Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në Fier. Burime nga policia bëjnë me dije se janë plagosur dy persona me thikë.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qënas, ndërsa në pranga ka rënë një 39- vjeçar.Policia jep detaje se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Pas sherrit, situata ka agruavuar dhe 39- vjeçari me iniciale A. B., ka plagosur me thikë babë e bir Haxhi Balla dhe Aleks Balla në Fier.Theksojmë sërish se autori me iniciale A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë ndërsa pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të autorit të shoqëruar në polici.
Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –
Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...